Jav’ e nënt’e pandemisë nën komandën e partisë

E mërkurë, 27 May 2020 20:48

jav’ e nënt’e pandemisë
nën komandën e partisë
hic nuk dalim, vec na fusin
autoblinda ndjek virusin

numri njëjës, vet’ e par’
flet një koqe, ndan kandar
“ se mos dilni në pazar
veç një or’ ësht’ në orar

strukur rrini në shtëpi
sa të bëj një trimëri
do t’ju mbyll e do t’ju tremb
dhe teatrin do ta shemb

si një skënderbe majë kalit
barrën do t’ja lë veç lalit
se un’ jam smail qemal
nga bunkeri dot nuk dal”

lali dhjeri hiç s’përton
zbaton urdhrin e s’vonon
përgjegjsin’ ja lë me hak
me nder kshillit bashkiak:

“nga tre borde nga pes’ rroga
është fiks koha per për qoka
do t’villni ç’keni lëpirë
vendimin ta merrni mirë”

po shikoni kush drejton
që na mbledh e na lëshon
surratnxir’ si fundi i pusit
rakacollja e virusit

bënë mbledhje pa u mbledhur
hodhën firma pa i hedhur
sic e do nëna parti
letrën drejt në polici

pulat flenë, gjelat flenë
zarbat gjumi s’i ka zenë
se ç’kan’ pirë në bidon
dhe do nisen për aksion

veshur zi, tabor si mi’
as një numër, as fytyrë
thjesht mjeranë në detyrë
urdhëruar për mënxyrë

jan’ pa lesh, por kanë llesh
teatrin do t’bëjn’ përshesh
si krisrtaqët dhe enverët
prishën kishat bën’ bunkerët

si hajdutë të pabesë
pak pa vajtur ora pesë
pa zbardh’ dita që pa gdhirë
e goditen pa mëshirë

ra teatri, c’ të renkojë...
u cmerit, ngeli pa gojë
kish luftuar veç me fjalë
tjetēr ... c’ mund të bënte vallë

pa mbaruar pun’ me muret
mbi njerzinë shtaza po sulet
tërhuq zvarr’ hip në makinë
nxjerr në shesh gjith’ mizorinë

pas kesaj duhet kulturë
m.... ta mbulojn’ me shurrë
dhe zaptojnë gjith’ ekranet
me komand’ nisin tam-tanet

ndaj teatrit vjellin vrer
ne kemi tv E . . . R
“na hap sytë,ndricon rrugën
nga ai e ham’ dhe bukën”

flet ministrja e kulshurrës
ta-ta-ta porsi bori
thot’ një vjershë të partisë
do t’ngelet në histori

dhe mileti rri..., dëgjon
zverkun pak nga pak zbulon
mbase po të jetë shtrirë
ngjit goditja dhe më mirë

ca pak dalin mu në shesh
t’ tjerët shtrirë në shtëpi:
“sa pak jeni në protestë
s’bëhet dot kjo shqipëri”

mendjendritur, analistë
fytyrngrysur, nihilistë:
“fajin e ka opozita
partia na ndrin si drita”

të kënaqur kokëulur
“veç teatrit ja kan’ ngulur”
po ndenjëm kështu dhe pak
gjithë drurin kemi hak !!!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...