Drejtoresha e Epidemiologjisë e pranon: Shifrat e Covid-19 u rritën për shkak të shtimit të numrit të testimeve

E mërkurë, 27 May 2020 23:01

Ditën e sotme janë regjistruar 21 raste të reja me koronavirus në vend. Prej tyre, 13 ishin staf mjekësor dhe pacientë në QSUT.

Për të folur në lidhje me këtë të re më të fundit rreth epidemisë në vend, i ftuar në “Byro Politike” këtë të mërkurë ishte epidemiologu Erion Dasho.

 
 
 

Në të njëjtën kohë, në studio ishte e pranishme virtualisht edhe Silva Bino, drejtoresha e Shërbimit të Epidemiologjisë, në ISHP.

 
 
 

Gjatë bisedës në studio, Bino u shpreh se numri i madh i të infektuarve vjen edhe si shkak i rritjes së numrit të testeve të bëra. Silva Bino u shpreh se teste për koronavirusin i është bërë çdo personi kontakti, qofshin këta me apo pa simptoma.

 
 

“Kjo është strategjia jonë tashmë që vendi është hapur. Çdo person kontakti do testohet.”, shtoi drejtoresha e Shërbimit të Epidemiologjisë në ISHP.

Sa i përket rasteve në QSUT, zonja Bino thotë se personi i parë është evidentuar dhe është izoluar në spital.

Bino: “Personeli është paraqitur në punë edhe pse kanë pasur shenja të sëmundjes. Është evidentuar personi, u izolua në spital. Ka filluar gjurmimi i mëtejshëm për të gjithë pacientët.”

Nga ana tjetër, epidemiologu Dasho është shprehur se është e papranueshme kjo që ka ndodhur në QSUT në këtë fazë.

Dasho: “Është shumë e çuditshme, e papranueshme kjo që ka ndodhur në QSUT në këtë fazë. kjo nuk ndodh kudo. Në një qendër terciare, nuk mund të kemi një shpërthim.”

Bino iu përgjigj duke thënë se ne nuk jemi vendi i parë ku ndodh kjo gjë, ndërsa shtoi se rasti në fjalë po merret me seriozitet.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...