Atentati në Laç/ Vrasësit veshur si policë morën peng fëmijët e Paulin Markut. U qëllua me plumba blindshpues, hetohen lidhjet e biznesit në Maltë

Hënë, 01 June 2020 17:15

Ora shënonte 22:30 e mbrëmjes të së shtunës kur 4 persona të veshur me uniformë policie, të maskuar dhe të armatosur rëndë zbarkuan përpara hotel A&A në Laç, ku në pak sekonda ekzekutuan biznesmenin e njohur Paulin Gjergji Marku dhe Bujar Hasani Lika.

Pjesëtarë të grupit të hetimit, thanë se fillimisht ata u vunë armët në kokë dy fëmijëve të biznesmenit të njohur, të cilët ndodheshin pranë makinës së tyre, në parkingun e hotelit. Teksa njëri prej tyre, ruante djemtë e Paulin Markut, të cilëve u kishin marrë edhe celularët, të tjerët, u nisën drejt hyrjes kryesore të hotelit.

Në hollin e tij ndodhej, Marku dhe Lika. Ky i fundit, i pa atentatorët dhe qëlloi në drejtim të tyre. Në këtë moment, ekzekutorët, që nga jashtë hotelit derdhën dhjetëra plumba blindshpuese mbi 2 biznesmenët. Në vend, mbeti i vrarë, Lika, një prej njerëzve më të afërt të Ervis Martinajt, ndërsa Gjergji u plagos rëndë. Ai humbi jetën, më vonë në spitalin e Traumës, pasi nuk mundi t’u mbijetojë plagëve.

E gjithë skena e krimit është filmuar nga kamerat e hotelit në pronësi të Ari Allamanit, i cili mbahet në burg për llogari të Italisë. Ndërsa, policia rrethoi zonën dhe nisi hetimet për atentatin që tronditi Laçin, në spitalin rajonal, mbërrin Kreshnik Tusha, për të cilin hetuesit dyshojnë se është një nga katër ekzekutorët.

I sapoliruar nga burgu, Tusha ka mohuar të ketë lidhje me krimin, porse është plagosur në shtëpi. Alibia e tij është duke u verifikuar nga grupi i hetimit, i cili ende nuk ka përcaktuar se kush ishte shënjestra e atentatit. Burimet thanë se janë duke hetuar rreth aktivitetit të biznesmenit Paulin Gjergji Marku, i cili njihej më së shumti si pronari i ish-bar Nikolinos në Tiranë, që u shkatërrua vite më parë.

Ai zotëron disa kompania si “Antoni New-York”, “Intertronic” apo “Petro Gaz Albania-n”. Hetuesit konfirmuan faktin se janë duke hetuar edhe lidhjet e tij të biznesit me Maltën, si dhe disa konflikte për një pronë në një nga zonat e njohura në Tiranë. Viktima tjetër, Bujar Hasani (Lika), është mik i biznesmenit Ervis Martinaj dhe është një kontingjent i njohur për policinë, pasi më herët ka qenë i përfshirë në ngjarjen ne Linzë, ku mbeti i vrarë Enton Nikaj. Ai kishte në pronësi lokalin “Dea Cafe” në ish-Bllok. E kaluara e tij dhe përplasjet me grupet kriminale, janë gjithashtu një pistë që po hetohen me qëllim zbardhjen e atentatit të mirë organizuar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...