Gruaja rezultoi me Covid-19, karantinohet familja e mjekut

E mërkurë, 03 June 2020 17:39

Covid hyn në shtëpinë e mjekut të spitalit të Krujës Ardian Mata.

“Kruja po bëhet një vatër shumë e nxehtë i bëj thirrje ministrisë dhe ISHP-së të vijë të shikojë situatën në Krujë. Të bëjë dhe tamponet. Të hapin një qendër të veçantë ministria se shumica janë të varfër kanë një dhomë e një kuzhinë dhe karantinimi mund të jetë i dështuar”, është shprehur mjeku.

Mjeku radiolog i spitalit të Krujës, Mata disa herë me radhë ka guxuar të flasë hapur duke kërkuar vëmendje më të shtuar nga ana e strukturave të larta të shëndetësisë për përhapjen e Covid në Krujë. 

E pak kujt do t’ia merrte mendja që virusi mund të hynte në shtëpinë e tij. 2 ditë më parë është konfirmuar pozitive bashkëshortja e tij e cila është punonjëse e shëndetësisë pranë njësisë vendore të shëndetit publik në Krujë. Ajo ju  merrte tampontët të dyshuarve me koronavirus.

Një prej të prekurve me shumë të ngjarë e ka infektuar dhe atë. Për momentin gjendja shëndetësore e saj është e qëndrueshme dhe po mjekohet në banesë.

Ndërsa bashkëshorti, radiologu Mata ka rezultuar negative. Ai ka kryer testin e parë dhe për momentin nuk është i prekur nga virusi i ri. Po siç protokolli e kërkon e gjithë familja Mata dhe të afërmit e tyre janë  karantinuar./abcnews.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...