Keqtrajtonte fëmijën e mitur dhe...arrestohet 44-vjeçari në Tiranë. Në pranga dhe 8 të tjerë

Premte, 05 June 2020 13:51

Policia e Tiranës ka arrestuar 9 persona për vepra të ndryshme penale, një prej tyre një rast i rëndë i dhunës në familje. Burime zyrtare bënë me dije se nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. B., 44 vjeç, banues në Tiranë, pasi në mënyrë sistematike ka keqtrajtuar fëmijën e tij të mitur.

Po kështu 44-vjeçari akuzohet se ka kanosur dhe përndjekur ish-bashkëshorten, duke i shkaktuar gjendje ankthi dhe frikë asaj dhe familjarëve. Policia ka referuar çështjen në Prokurori.

Po kështu shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. R., 28 vjeç, banues në Tiranë, pasi, gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi iu gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 10 qese farmaceutike me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. L., 31 vjeç, pasi, në fshatin Luz i Vogël, Kavajë, gjatë kontrolli fizik, iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit kokainë.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 1 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, i shtetasit E. Z., 40 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi, në kodrat e Liqenit Artificial Tiranë, i ka vjedhur shtetases E. G., me dhunë nga qafa, varësen e floririt, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin Nr. 6 u bë arrestimi në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje” i shtetasit E. Sh., 27 vjeç, pasi, në rrugën “Shaban Bardhoshi”, në banesë, ka ushtuar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. K., 25 vjeç, pasi në rrugën “Myftar Gërbolli”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

-R. Sh., 18 vjeç dhe E. M., 20 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet pa lejen përkatëse;
– I. D., 57 vjeç, pasi është kapur në flagrancë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur, në masën 0.99 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

  
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...