U kthye nga Belgjika/ Familjarët: Hekurani nuk ruhej...

Premte, 12 June 2020 11:32

Pas ekzekutimit të mbrëmshëm të Hekuran Billës, të tjera detaje mësohen në lidhje me lëvizjet e tij, si hyri në Shqipëri dhe lëvizjet e tij të fundit brenda vendit.

Sipas BW, mësohet se viktima ka mbajtur edhe një emër të dytë. Ai njihej ndryshe si Herland Bilali.

Familjarët e viktimës kanë thënë se Hekurani nuk u ka shfaqur asnjë shqetësim, madje lëvizte me makinë normale, të pablinduar, pasi nuk kishte frikë.

“Hekurani nuk na ka shprehur asnjë shqetësim. Nuk kishte frikë. Lëvizte në çdo orë i pashoqëruar dhe me makinë normale të pablinduar.

Pak ditë ka që u kthye nga jashtë vendit. Ishte në Belgjikë, kaloi në Angli dhe tranzit në Malin e Zi erdhi në Tiranë. Dje ishte në Durrës u mor me ca dokumente makinash. Mbrëmë ishim bashkë tek komuna”,- dëshmuan ata.

***

Detaje të reja zbardhen nga ekzekutimi i 40-vjeçarit Hekuran Billa, mbërmjen e kaluar te “Komuna e Parisit”.

Gazetarja Dorjana Bezat raporton për (BalkanWeb) se policia ka dyshime që vrasja është kryer me pagesë.

Mësohet se autorët e kanë gjurmuar për të mesuar lëvizjet e 40-vjeçarit. Ata e kanë pritur sa është ngritur nga lokali në zonë dhe ka lëvizur me mjet dhe më pas kanë qëlluar me breshëri.

Në vendngjarje janë sekuestruar rreth 30 gëzhoja. Ndërkohë, siç raporton gazetarja Bezat arma MP5 automatike e përdorur në krim është e ngjashme me ato që përdor Garda, dhe është çuar në laborator. Kjo armë nuk rezulton e regjistruar në Shqipëri.

Po ashtu, edhe mjeti Benz me portobagazh nuk rezulton i regjistruar. Targat e përdorura AA829 kanë qenë të vjedhura në Lezhë një vit më parë nga një mjet RENAUL.

 

Modifikuar më Premte, 12 June 2020 11:33
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...