Maturantët protestojnë edhe në Durrës/Pedagogia:Testi ishte i pasaktë.

Saturday, 13 June 2020 13:28

Maturantët vijojnë edhe sot protestat për rishikimin e testit të letërsisë edhe pse Ministria e Arsimit është e vendosur që provimi të mos përsëritet. Gjatë ditës së shtunë, përveçse në Tiranë dhe në Fier, maturantët kanë protestuar edhe në Durrës.

Me dhjetëra maturantë u mblodhën pranë Zyrës Arsimore Vendore.
Kurse pedagogia Elsa Skënderi Rakipllari tha në rubrikën “Opinion”, në News24, se testi i Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë i Maturës Shtetërore ishte i pasaktë dhe me formulime pyetjesh të paqarta. Sipas pedagoges, në përmbajtje teza nuk ishte e vështirë, por problemi ishte se kishte pyetje të pakuptimta, si dhe kishte pjesë tekstesh të përkthyera keq dhe ku mungonte kohezioni.

“Ne në universitet ku unë punoj shumë shpejt do të kemi provimin, do të marrim në testim studentët dhe do të korrigjojmë mijëra teste. Atëherë pse duhej sjellë me alternativa testi i maturës. Duhej menduar pak më mirë. Testi ka formulime arbitrare dhe është një model ku maturantët nuk janë pyetur kurrë. Ky është formati tipik që shohim për mbrojtjen e gjuhëve të huaja, por çështja është se privimi i “Toeflit” nuk është provim i gjuhës shqipe, që të kemi të njëjtin format. Në test ka formulime pyetjesh të paqarta. Nëse i futemi përmbajtjes, teza nuk ishte shumë e vështirë, por problemi ishte se kishte pyetje të pakuptimta. Sivjet në test nuk kishte poezi dhe prozë në pjesën e letërsisë.

Ndërsa te pjesa e gjuhës kemi një sërë tekstesh të përkthyera keq, ku mungon kohezioni. Një pjesë e fjalive nuk kanë aspak kohezion. Nuk mund të kesh një provim të tillë me alternativa, ku alternativat janë të diskutueshme. Kjo ka shkaktuar këtë reagim të drejtë nga maturantët. Është e qartë që diçka ka munguar në filtrin e kontrollit të këtij testi. Shtuar këtu, që në gjykimin tim është e papranueshme, që në testi ka gabime drejtshkrimore. Ka struktura sintaksore që nuk janë të shqipes, janë të përkthyera keq. Çfarë tregon kjo për seriozitetin e gjuhës sonë, nëse kemi gabime dhe në këtë test?”, u shpreh pedagogia.

Më tej, ajo kritikoi dhe Ministrinë e Arsimit, teksa u shpreh se ka pas mungesë bashkëpunimi dhe testi nuk ka kaluar në një filtër të shtuar, ku të pyeteshin dhe specialistët e fushës. Sipas saj, centralizimi nuk sjell gjithmonë një produkt të mirë, ndërsa shtoi se protesta e maturantëve duhet mbështetur dhe nuk është e drejtë të etiketohet si protestë politike.

“Mungesa e bashkëpunimit, do të ishte shumë mirë që të kishte një filtër të shtuar, ka njerëz që janë specialistë të fushës dhe do duhej të ishin marrë e të ishin pyetur. Centralizimi dhe ngritja e një komisioni që merret me hartimin e testeve nuk sjell gjithmonë një produkt të mirë. Për mua protesta është e shëndetshme, nuk duhet t’i kërcënojmë, politizojmë ata. Është e papranueshmne t’i gruposh dhe etiketosh njerëzit si të krahëve politikë. Problemi është se teza ka pas pyetje të pakuptimta. Këtu bëhet fjalë për të ardhmen e atyre të rinjve dhe ndjeshmëria e tyre duhet kuptuar. Nuk është shumë e udhës të ndryshohen teste, pasi ka gjithmonë ndryshme që ndodhin në momentet e fundit dhe kjo nuk është aspak serioze. Do të ishte mirë që maturanti ta dinte që në vit të parë strukturën e testit”, tha Skënderi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...