Skema 3D/ Si u ekzekutua me 30 plumba Hekuran Billa

Saturday, 13 June 2020 16:17

Ky është momenti kur Hekuran Billa sapo është qëlluar për vdekje në Komunën e Parisit, lagjen më të populluar të Tiranës. Ai po shkonte për të marrë motrën, kur dy persona të maskuar e qëlluan brenda në makinë, në ecje e sipër.

Ishte ora 22:00, kur 40-vjeçari po afrohej në hyrjen kryesore të një qendre tregtare, nga ku do të dilte e motra, që sapo kishte mbyllur dyqanin e këpucëve që kishte në pronësi.

Një automjet i parkuar dysh i ka bllokuar rrugën dhe autorët kanë shfrytëzuar rastin për t’i dalë në krah makinës së tij, një BMV X6.

Hekuran Billa ka tentuar të largohet, duke goditur dy automjete të tjera, por atentatorët e kanë goditur plot 11 herë me një armë Automatik MP5, të përshtatur me silenciator.

Kjo foto ekskluzive e siguruar Televizoni Klan, vetëm pak minuta pas vrasjes, tregon precizionin me të cilin është qëlluar, brenda një perimetri të ngushtë në xhamin e shoferit, të makinës me timon anglez.

40-vjeçari ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Siç duket edhe nga videoja e mëposhtme, e marrë nga kamerat e sigurisë në zonë, në momentin e të shtënave, në zonë ka patur këmbësorë të shumtë, por fatmirësisht u kanë shpëtuar plumbave.

Pas ngjarjes autorët janë larguar me një makinë Benz të vjedhur në Kukës, ndërsa targat të vjedhura në Lezhë.

Ndërsa mjeti i përdorur në atentat u gjet i djegur në Pezë të Vogël.

Sot Policia e Shtetit mësohet se identifikuar vrasësin e 40-vjeçarit.Burime nga uniformat blu thonë se, autori është rreth 34 vjeç, por nuk jepen të dhëna të tjera.

Kronika e TV Klan:

 
 
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...