HEC-et do të paguhen më pak – Enti Rregullator miraton çmimin e ri, prodhuesit kanë paralajmëruar proces gjyqësor

Hënë, 22 June 2020 14:13

 

HEC-et do të paguhen më pak – Enti Rregullator miraton çmimin e ri, prodhuesit kanë paralajmëruar proces gjyqësor
Prodhuesit me përparësi të energjisë elektrike do të paguhen më pak nga qeveria për energjinë e prodhuar. Pas ndryshimit të formulës nga ana e Këshillit të Ministrave, Enti Rregullator i Energjisë ka miratuar çmimin e ri, që sipas vendimit do të jetë 7.448 lekë/kwh apo rreth 0.6 lekë/mwh më i ulët në raport me çmimin e miratuar në janar të këtij viti. Në muajin maj qeveria vendosi ndryshimin e bonusit për promovimin e burimeve të rinovueshme nga 1.3 në 1.2, një koeficient që është pjesë e metodologjisë mbi bazën e së cilës përllogaritet çmimi vjetor me të cilin hidrocentralet deri në 15 MW shesin energjinë elektrike.

Ndërkohë që, vendimi i ERE-s është marrë në zbatim të këtij vendimi, që gjithsesi është kundërshtuar nga prodhuesit e energjisë elektrike. Sipas Shoqatës Shqiptare të Energjisë së Rinovueshme, që përfaqëson mbajtësit e kontratave koncesionare ky ndryshim është një goditje për investimet e kryera në këtë sektor, ndërkohë që paralelisht cenohet edhe siguria juridike e kontratave koncesionare.
Përfaqësuesit e shoqatës argumentuan gjithashtu, se shteti duhet të garantojë zbatimin e këtyre kontratave, ndërkohë që vendimi ishte marrë pa asnjë konsultim me ta, si palë interesi. Paralelisht, ata kanë deklaruar se çështja do të çohet në gjykatë. / SCAN

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...