BSH:Gjatë pandemisë Shqipëria humbi 17 mijë vende pune Shqipëria ka humbur rreth 17 vende punë si pasojë e pandemisë.

E mërkurë, 01 July 2020 17:29

Një gjë të tillë e ka bërë me dije guvernatori Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ditën e sotme (1 korrik 2020).

Sejko shtoi se në tremujorin e parë ekonomia është tkurrur me 2.5% dhe papunësia shkoi në 11.4%.

Sejko: Pandemia ka ushtruar goditje të gjithanshme në ekonomi. Ekonomia shqiptare u tkurr me 2.5% në tremujorin e parë. Po ashtu në këtë periudhë u humbën rreth 17 mijë vende pune dhe norma e papunësisë u rrit në 11.4%.

Të dhënat indirekte të tremujorit të dytë tregojnë se goditje është forcuar më tej. Ekspertet e mallrave u tkurrën me 33% gjatë dy muajve të parë të këtij tremujori duke reflektuar edhe rënie e kërkesës së huaj dhe pengesën e lëvizjes. Po ashtu edhe importet u tkurrën me 30%.

Sejko shtoi se ecuria e ardhshme ekonomike do të varet nga kohëzgjatja e pandemisë.

Sejko: Inflacioni ka shënuar një rritje të lehtë në muajin maj duke shënuar një shifër prej 2%. Banka e Shqipërisë bën me dije se ecuria e ardhshme e ekonomisë do të varet nga kohëzgjatja e pasojave të pandemisë dhe nga reagimi i agjentëve të brendshëm dhe të huaj në raport me to.

Në këtë skenar ekonomia pritet që të shënojnë një rënie të ndjeshme për këtë vit dhe norma të shpejta dhe të qëndrueshme rritje për periudhën në vijim. Aktiviteti ekonomik pritet që të shënojë pikun e ngadalësimit në tremujorin e dytë. Të vijojë të mbetet në territorin negativ për 2-3 mujorët në vijim dhe t’i kthehet rritjet në vitin 2021.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...