Ballkani Perëndimor i ‘mbërthyer’ nga COVID-19, qindra raste dhe dhjetëra viktima këtë të premte

Premte, 03 July 2020 18:02

Autoritetet në Serbi njoftuan të premten se në 24 orët e fundit kanë regjistruar 11 viktima nga koronavirusi. Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të vdekurve në Serbi nga sëmundja COVID-19, që e shkakton koronavirusi, arrin në 298. Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet po ashtu se autoritetet kanë identifikuar 309 raste të reja pozitive nga mostrat e testuara në 24 orët e fundit.

Nga fillimi i epidemisë në Serbi, në mes të marsit, 15,504 persona janë infektuar me koronavirus. Në Maqedoninë e Veriut, ndërkaq, të premten u raportua për shtatë viktima të tjera nga koronavirusi dhe 165 raste të reja. Maqedonia e Veriut në total ka regjistruar 328 të vdekur nga COVID-19 dhe 6,787 raste pozitive

Prej këtyre të fundit, 3,583 janë aktive. Në Shqipëri, Ministria e Shëndetësisë deklaroi të premten se edhe tre persona kanë humbur jetën në këtë vend, si pasojë e koronavirusit. Në komunikatën për media po ashtu thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 raste të reja

Shqipëria ka konfirmuar gjithsej 2,752 raste me koronavirus, prej të cilave 72 kanë humbur jetën. Mali i Zi po ashtu raportoi të premten për 47 raste të reja. Ky vend, i cili në maj ka shpallur fundin e situatës epidemiologjike, ka regjistruar qysh në mes të qershorit 339 raste pozitive – prej tyre katër kanë humbur jetën

Në Kosovë, numri i përgjithshëm i të infektuarve me koronavirus është 3,064. Prej tyre, 55 pacientë kanë vdekur dhe 1,707 janë shëruar. Shifrat për 24-orëshin e fundit në Kosovë priten më vonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...