‘Faqja amerikane, parashikim apokaliptik për Shqipërinë’

Hënë, 06 July 2020 11:49

Gazmend Koduzi, kreu i Departamentit të Shëndetësisë në Partinë Demokratike, deklaroi në “Ditari” në A2 se në SHBA ka një parashikim apokaliptik për situatën e koronavirusit në vendin tonë.
“Një faqe amerikane interneti, IHME, bën parashikime se si do të shkojë situata me Covid-19 në vende të ndryshme. Kjo faqe parashikon që në 1 tetor, në Shqipëri do të ketë 1306 vdekje. Është parashikim apokaliptik nëse vazhdohet me këtë keqmenaxhim situate. Nga 16 qershori deri më sot kemi 40 vdekje, më shumë se atëherë kur quhej kulmi i pandemisë”, tha Koduzi.

Po çfarë është IHME?

Bëhet fjalë për Institutin e Vlerësimit dhe të Dhënave për Shëndetësinë, me qendër në SHBA. Instituti merret me përpunimin e statistikave globale në shëndetësi dhe është pjesë e Universitetit të Uashingtonit në Siatëll.

Sivjet IHME publikoi modelin e vdekjeve për pandeminë e Covid-19 në SHBA, që është përshkruar si model me shumë me ndikim dhe ka shërbyer si udhëzues dhe informues për administratën e Donald Trump.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...