Shembja e Teatrit Kombëtar/ Radoja: Na dhunuan e na tradhëtuan! Shumica prej nesh u blenë

Tuesday, 07 July 2020 23:13

Në një intervistë për "A-Show" në Syri TV, aktori i mirënjohur dhe shumë i dashur për shqiptarët, Gulielm Radoja foli edhe për ngjarjen e 17 Majit, kur mëngjesin e hershëm të asaj dite, qeveria do ti vinte rruspën godinës së Teatrit Kombëtar.

Të rindërtohet teatri ose kompleksi Skënderbeg siç ishte, ose të bëhet një teatër i ri. Cilin do të kishe mbështetur post-faktum, pas ngjarjes?

 
 

“U nis shumë herët dhe pati një step by step qysh në kohë të vjetra kur u ndërtua në mënyrën më të çuditshme teatri i Rubairave dhe ne aktorët e TK hynim nga sqetulla e godinës. Ia arritën qëllimit, pak nga pak, e shembën. E shembën. Nën këmbët e një kulle do të ishte edhe teatri. Jo. Është identitet ai. Ka vende të tjera Tirana. O aty o s’ka.

 
 
 

Na dhunuan. Ishte një dhunë që prodhoi një ndasi shumë të madhe. Ne nuk e kemi pas njohur njëri-tjetrin. Shumica prej nesh u blenë por secili para pasqyrës përgjigjet për fytyrën e vetë. Pra, pushteti të shkel me këmbë dhe ata, jam i sigurtë, që fërkojnë duart se shkatërruan atë godinë në mënyrë të pabesë. Na tradhëtuan”

 
 

Sa i përket situatës politike në vend dhe atë çfarë po ndodh me Shqipërinë, aktori shprehur zhgënjimin e tij.

“Jemi bërë shumë tallave. Më duket se e thotë Kim Mehmeti, po bëhemi tallave-popull. Është prishur shija.

Prej disa vitesh unë jam apartiak. Kam alergji për të gjitha llojet e partive pasi ndjehem i zhgënjyer që në 91-shin. Kam qenë një prej nismëtarëve për demokraci. Kandidat për deputetë në zgjedhjet e para pluraliste. Jam tërhequr me koshiencë. Më vjen keq se jam i tradhtuar në gen.  Ndjehem i tradhtuar. Jam rehat. Shoh filma dokumentarë, shoh filma me kartonë, nuk shoh lajme. Jam rehat”, tha ndër të tjera aktori Gulielm Radoja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...