Arian Kalari: Në Shqipëri sot nuk ka ‘mirëserdhe’, por vetëm ‘po ikim’

Tuesday, 14 July 2020 23:55

Në lidhje direkte me ‘A-Show’ në Syri TV, për gazetarin Adi Krasta, artisti pamor Arian Kalari, ka folur edhe për atë çfarë simbolizon sot Shqipëria për të dhe pse shqiptarët ikin nga ky vend.

‘Të gjithëve na tërheq malli kur jemi andej, megjithë odisenë që kemi hequr. Muri ynë i Berlinit qe thyer nga ne, por askush nuk flet. Ata që thyen murin ishim ne të ambasadave.

 
 
 

Mbase unë jam person i gabuar për të dhënë një gjykim, se mua gjithçka më duket e bukur, sepse unë e shikoj me optimizëm. Mua më duket Shqipëria vendi më i bukur, më i begatë.

 
 
 

Në një lloj mënyre fajin e kemi edhe vetë, ku janë ata shokët që ishin idealistë. Këtu sot nuk ka mirëserdhe, por ka vetëm kur do ikni. Sikur kam bërë një faj që ika. Unë do të doja të isha aty kur ra busti.

 
 

Shqipëria është një cope dhe është atdheu jonë. Nuk na ka faj Shqipëria. Shqipëria është e dashur me ne, është e mirësjellur me ne. Por unë shikoj që shqiptarët nuk e kuptojnë këtë pjesë që kemi një vend kaq të bukur që duhet të ikim, të kthehemi dhe të ikim. Ndërkohë që kemi bërë një luftë mijëravjeçare për të qëndruar. Shqipëria nuk na ka asnjë faj, Si ka mundësi që në një vend ku rrjedh jeta, ku ka ujë, të ikim.

Njerëzit janë zgjuar, por para kompjuterit. Kanë një inkoshiencë polotike, kështu na ndodhi. Mua më bezdis fjalë 'unë'. Do vij unë nga diaspora dhe ta shpëtoj vendin. Kush është kjo fjala 'ne'? Duhet pak baballëk në këtë muhabet. Si dikur asambleja e të moçmëve.

Ku është ky bashkëpunim, na duhet kjo mençuri që vjen nga lashtësia.’

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...