Sela në ‘A Show’: Gruevski apo Zaev, për mua janë njësoj, në shumë komuna kanë dalë …..

E mërkurë, 15 July 2020 00:06

Ditën e nesërme zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut.

I ftuar në ‘A Show’, Zijadin Sela ka denoncuar blerjen e votave si dhe pazaret e fundit nga ana e subjekteve politike për të përfituar sa më shumë në zgjedhjet e nesërme.

 

Në intervistën me Adi Krastën, Sela ka folur edhe për lidhjet me partite e tjera shqiptare në Maqedoninë e Veriut, si dhe për marrëdhëniet mes tyre për të forcuar faktorin shqiptar.

 
 
 

Gjithashtu Sela ka folur edhe rreth përgjimeve të fundit të ish kryeministrit Zaev, ku ai është shprehur se ‘shqiptarë shiten për 5 pare’.

 
 

Krastsa: Si po e ndjek situatën para zgjedhore dhe si ndiheni?

Sela: Ne e kemi nisur fushatën, neser kemi zgjedhjet. Jemi shumë afër fitores. Janë momente delikate. Qytetarët do kene mundësinë te sjellin demokracinë.

Krasta: A ka rezistencë per mos ndryshuar situata aktuale?

Sela: Ndryshimi është esencial. Shantazhi, blerja e votës, janë shqetësime të prekura në terren. Një shtet duhet të krijojë shtresën e mesme. 35 % e maqedonasve jetojnë në varfëri te skajshme. Kjo i detyron të mendojnë me stomak dhe jo me kokë. Perëndimi ka një shtresë të lartë të mesme. Nuk votojnë për një vend pune. Në shumë komuna kanë dale kamionët me zhavor dhe tubat e ujit nëpër fshatra.

Krasta: Shqiptarët vijnë të bashkuar apo kanë plane individuale?

Sela: Kemi program të përbashkët, por nuk kemi një mekanizëm të përbashkët. Tryeza e përbashkët e partive shqiptare nuk është funksionale. Gabimet më të mëdha  kemi bërë kur kemi qenë një subjekt politik. Tryeza e përbashkët do mblidhet pas zgjedhjeve.

Krasta: Deklarata e Zaevit, sa i ka prekur shqiptarët? Cfarë mekanizmi duhet për të bashkrenduar situatën politike me partite maqedonase?

Sela: Skandaloze, nqs ka qenë spontane. Nuk kam pasur dilemma. Debatet se a ka qenë më i keq Gruevski apo Zaev, për mua janë një. Veprimet e tyre janë të njëjata. Na e kanë bërërë të pamundur jetesën pët të na kthyer në pakicë. Nqs mendon se shqiptarët shiten për 5 pare, duhet të kujtojnë se 2 figurat kryesore që kanë bërë emër në botë janë shqiptarë të maqedonisë, si psh. Gonxhe Bojaxhiu.

Krasta: Shiten shqiptarët për 5 pare?

Sela: Jo! Kanë qënë disa zyrtarë që duhen ndëshkuar me vote. Zyrtarët e BDI ka hyrë sirtareve. Janë të shantazhueshëm.

Krasta: A është në gjendje që enturazhi politik shqiptar të sjelli ndryshimin e pritshëm? Mendimi juaj për Ali Ahmetin?

Sela: Privatizi i votuesve shumë i gabuar. Kam luftuar për demokratizimin e partisë. I kam kufizuar mandatin kryetarit, jo më shumë se 2 mandate. Duhet nisur nga vetja që të kërkojmë te të tjerët.

Për sa I përket z. Ahmeti, ka lujatur rolin e lideri autoritar. Nuk vlen asnjë rregull brenda këtij subjekti.

Partia duhet të jenë në shërbim të shqiptarëve.

Krasta: Keni marë ndonjë mbështetje nga faktorët politikë shqiptarë?

Sela: Publiksht jo por kemi pasur përkrahje per një forcë shqiptare te fortë. Vlerësojmë përkrahjen e Kurtit. Edhe un e kam përkrahur në zgjedhjet e fundit Kurtin. Kam qenë në mbylljen e fushatës së tij në Prishtinë. Duhet të ndryshojmë imazhin e politikanit shqiptar. Mekanizmi ndëshkues I votës duhet të jetë I nevojshëm për të ardhmen tonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...