Rekord i zi me 101 viktima/Situatë shumë serioze te Spitali Infektiv

E mërkurë, 15 July 2020 11:29

Vijon numri i lartë i të prekurve dhe të vdekurve nga koronavirusi në vend, ndërsa situata paraqitet tepër serioze tek Infektivi sipas Ministrisë së Shëndetësisë.

ISHP njofton për 85 raste të reja me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa raportohet për 4 të vdekur.
Numri i viktimave shkon në 101: Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1.

Raportohet se tek Infektivi janë shtruar 88 pacientë, nga të cilët 12 janë në terapi intensive dhe 4 pacientë të intubuar.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2 091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1 560 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë- 699

Durrës- 217

Shkodër- 198

Vlorë- 100

Lezhë- 80

Kukës- 58

Korçë- 49

Elbasan- 42

Berat- 40

Fier- 36

Gjirokastër- 22

Dibër- 19

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...