“Lajm i mirë”! Mjeku publikon të dhënat e studimit australian: Transmetimi i virusit në shkolla është i kufizuar

Saturday, 08 August 2020 09:35

 

Mjeku epidemiolog, Ilir Alimehmeti, ka botuar në ‘Facebook’ të dhënat e një studimi të kryer nga Qendra për Kërkimin e Survejancën e Imunizimit të NSW-Australi, sipas të cilit konkludohet se transmetimi i virusit në institucionet arsimore është i kufizuar.

Të dhënat, sipas mjekut shqiptar, tregojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse: rritet ndërgjegjësimi komunitar, implementohen strategjitë e higjienës, qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat, testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Mesazhi i mjekut:

❗Lajm i mirë mbi nxënësit miqtë e mi

🇦🇺 Në shtetin New South Wales të Australisë (popullatë 7.54 milionë banorë), evidentohet se trasmetimi nëpër shkolla është krejtësisht i kufizuar deri më sot.

❓Pse ka rëndësi Australia?

Dy arsye:
👉 Shkollat janë të hapura që më 29 Prill në Australi.
👉 Periudha prill-korrik në Australi i përkon stinës së vjeshtë-dimrit.

 

🌏 Këto të dhëna mund të informojnë hemisferën veriore mbi çfarë do të ndodhë në vjeshtë-dimër kur të hapen shkollat!

 

🇦🇺 Qendra Kombëtare për Kërkimin dhe Survejancën e Imunizimit të NSW-Australi (NCIRS), organi zyrtar për survejancën e COVID-19, publikoi këto gjetje:

 

👉 Periudha e mbuluar nga raporti: 10 Prill – 03 Korrik 2020.
👉 6 individë (4 nxënës dhe dy mësuese) në 6 shkolla të ndryshme ishin raste primare të infektuara me COVID-19.
👉 521 individë (459 nxënës dhe 62 mësues) u zbuluan nga hetimi epidemiologjik si kontakte të ngushta të 6 personave të infektuar.
👉 319 (61.2%) kontakte të ngushta u testuan me RT-PCR (“tamponi”).
👉 44 (8.4%) kontakte të ngushta u testuan me testet serologjike (“antitrupa anti-SARS-CoV-2”).
✅ ASNJË NGA 521 KONTAKTET E NGUSHTA NUK U INFEKTUA!
✅ ASNJË I VETËM!

Përfundimet e NCIRS:
👉 U gjetën 3 shkolla fillore, 2 shkolla të mesme (viti 7-12) dhe një kopësht me raste primare të COVID-19, nga të cilët 2 ishin mësues dhe 4 ishin nxënës/fëmijë.
👉 Ndër 521 kontaktet e ngushta nuk pati asnjë evidencë për transmetim sekondar.
👉 Studimi unë i mëparshëm (Term 1), i publikuar në The Lancet Child and Adolescent Health, tregoi se transmetimi në institucione arsimore është i kufizuar.
👉 Survejanca e vazhdueshme është e rëndësishmë pasi është demonstruar se mund të ndodhin raste infektimi brenda institucioneve arsimore, veçanërisht nëse infeksioni nuk zbulohet dhe nëse ekspozimi është i gjatë.
👉 Të dhënat tona nga Term 2 evidentojnë se transmetimi në institucione arsimore mund të vazhdojë të qëndrojë i kufizuar, nëse:
✔ rritet ndërgjegjësimi komunitar,
✔ implementohen strategjitë e higjienës dhe të mitigimit,
✔ qëndrohet në shtëpi kur janë të pranishme simptomat,
✔ testohet herët dhe kryhet gjurmimi i kontakteve.

Rrini të qetë për fëmijët por vazhdoni masat mbrojtëse, sidomos për të moshuarit dhe të sëmurët kronikë!

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...