Pala greke vendos ta mbyllë kufirin në orën 23.00

Premte, 14 August 2020 22:21

 

Pavarësisht se janë me mijëra qytetarë në radhë të gjata me fëmijë prej tre ditësh si ndonëse qeveria shqiptare deklaroi se kanë biseduar me qeverinë greke, rreth orës 22.00 policia greke njoftoi se kufiri do mbyllet në ora 23.00 për tu rihapur në ora 06.00.

Ndërhyrja e qeverisë shqiptare duhet të garantonte vijimin pa ndalesë të punës 24 orë, sepse janë mijëra e prej tre ditësh në radhë që kapin 21 km.
Të lodhur e dërmuar emigrantët shqiptarë presin në makina, një stërmundim shkatërrues.