‘Sigurimi i shtetit sundon ende’/ Ish-drejtuesi i policisë 'shpërthen' pas konfirmimit në detyrë të ish-sigurimsit

E Enjte, 20 August 2020 19:31

Ish-drejtuesi i policisë Mit’hat Havari, ka akuzuar se Vettingu që po zhvillohet në Policinë e Shtetit është një farsë.

Në një statusi në Facebook, Havari shkruan se në Policinë e Shtetit sundojnë ende paaftësia dhe sigurimi i shtetit, pikërisht sot, kur u konfimua në detyrë Gjovalin Loka, pavarësisht se fshehu faktin se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit.

 
 

“Vettingu në Policinë e Shtetit është një farsë, blof. Paaftësia dhe sigurimi i shtetit sundojnë ende,”– shkruan Havari duke mos përmendur asnjë emër, por sigurisht i referohet rastit të Lokës.

 
 

Ky reagim vjen pikërisht sot, pasi Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit, ka konfirmuar në detyrë, Drejtorin e Departamentit të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit.

 
 

Pavarësisht se Loka fshehu faktin se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit, KJV e ka konfirmuar në detyrë. 

Image