Vdes nga Covid këngëtarja e mirënjohur fierake

Premte, 21 August 2020 23:08

Lajm i hidhur për të gjithë artin fierak.

Pas një betejë të gjatë, rreth 4 javore,  dhe prej tre ditësh e intubuar në spital nga Covid-19, ka humbur jetën këngëtarja e njohur e muzikës myzeqare Rainita Pupi.

 
  

Ajo është ndarë nga jeta në moshën 52-vjeçare në kryeqytet ku ishte edhe nën kujdesin e mjekëve.

 
 
 

Kohët e fundit familjarët e saj,  edhe në media kanë kërkuar ndihmë për mjekim më të specializuar për Rainitën.

 
 

Me gjithë përpjekjet e shumta, ajo është ndarë nga jeta këtë të premte duke lënë pas një dhimbje dhe dëshpërim për të gjithë komunitetin fierak.

Rai, njihej nga të gjithë për karakterin e saj të dashur dhe buzëqeshjen e ëmbël me të gjithë shoqërinë.

Artistja 52-vjeçare Rainita Pupi ka lënë pas një repertor të gjerë këngësh dhe një kontribut të madh artistik në Fier që do të jenë një thesar i çmuar për  këtë qytet dhe jo vetëm.