Shpërthen virusi në shkollën “Emin Duraku”. Tetë mësues të infektuar dhe 29 në karantinë

Premte, 16 October 2020 08:41

 

Tamponi pozitiv i një mësueseje dhe sanitareje të “Emin Durakut” në kryeqytet do të përbënin raste sporadike në shkollë në këtë fillim muaji në rast se fill pas saj nuk do të shfaqnin shenja virusi disa mësues.

Rezultatet e ardhura një ditë më parë e kanë çuar në tetë numrin e personave të infektuar brenda së njëjtës shkollë, duke e kthyer atë në vatër virusi.

Tamponët u janë marrë një ditë më parë edhe 29 mësuesve të tjerë, të cilët janë karantinuar deri në marrjen e rezultatit, që parashikohet të vijë këtë të diel. Por ajo çfarë ka rëndësi është se mësimi ka vijuar normalisht.

I vetmi ngërç qëndron tek nxënësit që do të duhet të adaptohen për një periudhë me mësues të rinj. “Para dy javësh, një punëtore doli pozitive e fill pas saj edhe një mësuese anglishteje. Menjëherë u zbatua protokolli. Bëmë tamponët e mësuesve që kanë ndenjur më afër me kontaktet pozitive.

Pesë mësues dhe tri punëtore u karantinuan, menjëherë u bënë analizat dhe dolën pozitive. Rasti i fundit ishte mësuesja e matematikës. Janë 29 mësuese që do të bëjnë tamponin dhe sot më vijnë 29 mësuese të tjera. Nxënësit nuk janë privuar nga mësimi dhe nxënës të sëmurë nuk kemi”, deklaroi drejtoresha e shkollës, Besa Tarka.

Pas “Jeronim de Radës” që shënoi një rekord infektimesh në radhët e mësuesve, përfshi edhe drejtoreshën, kjo është shkolla e dytë në kryeqytet ku virusi është ulur këmbëkryq. Raste të veçanta janë shënuar në shumë shkolla në mbarë vendin. Ministria e Arsimit dhe ajo e Shëndetësisë janë hermetike në këtë drejtim, duke mos raportuar asnjëherë shifrat e plota. I vetmi informacion i dhënë deri tani është numri i mungesave të mësuesve për shkak të pandemisë, që mesatarisht është 80 në ditë, në të gjitha shkollat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...