Pa maska në rrugë, në 3 ditë Policia vë 1191 gjoba

Diel, 18 October 2020 10:46

 

Një javë më parë, kryeministri Edi Rama bëri me dije vendimin për mbajtjen e maskave me detyrim edhe në ambient të jashtëm. Dhe në vetëm 3 ditë nga fyrja në fuqi e vendimit, Policia e Shtetit zbulon se ka vënë 1191 masa administrative prej 3 mijë lekësh. E përkthyer në gjuhën e shifrave arrijnë në 3 milionë e 573 mijë lekë. Nga ana tjetër, nuk kanë munguar as qytetarët e shoqëruar në polici, 21 të tillë të cilët nuk kishin mjet identifikimi me vete apo kundërshtuan punonjësin e policisë.

Të angazhuar për zbatimin e këtij rregulli janë efektivët e policisë së rendit, rrugores dhe specialistët e zonës. Monitorimi I qytetarëve në rrugë apo në zona të banuara kryhet nga efektivët e policisë së rendit dhe specialistët e zonës.

 

Për kontrollin e automjeteve janë angazhuar punonjësit e policisë rrugore , me qytetarët të cilët në rast se udhëtojnë të vetëm nuk e kanë detyrim mbajtjen e maskës, ndërsa barriera mbrojtëse duhet përdorur në rast se në makinë qarkullojnë më shumë se 2 persona. Në rastet kur qytetarët konstatohen pa maskë dhe me vete nuk disponojnë kartën e ID, efektivi do të ndërmarrë shoqërimin e tij në komisariat për të bërë identifikimin e tij e më pas vendosjen e masës administrative.

Edhe pse qeveria vendosi që maskat do të mbahen kudo, qytetarët ankohen se çmimet e këtyre barrierave mbrojtëse janë të larta krahasuar me të ardhurat e tyre. Mbajtja e maskave për një kohë të gjatë u ka sjellë problem të moshuarve, që thonë se ndiejnë vështirësi në frymëmarrje. Bluzat e bardha rekomandojnë që maska të ndërrohet shpesh, pasi akumulon sasi bakteresh, por në pamundësi për të blerë maskën kirurgjikale, shumë qytetarët kanë zgjedhur te mbajnë ato artizanale shumë përdorimshe.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...