“Rastet e reja me COVID-19 u rritën me 53% javën e fundit”, Zëri i Amerikës për situatën në Shqipëri: Niveli i transmetimit i lartë

Hënë, 19 October 2020 20:27

 

Në Shqipëri, java e shkuar regjistroi një rritje rekord të rasteve të reja me koronavirus. Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, të përpunuara nga Zëri Amerikës, në periudhën 13-19 tetor janë konfirmuar 1780 raste, ose 53 përqind më shumë se periudha pararendëse 6-12 Tetor, duke kapur një mesatare ditore prej 254 rastesh, nga 165 që ishte mesatarja e mëparshme.

Paralelisht, testimet shënuan gjithashtu një rritje të ndjeshme, nga 6577 në 9184 teste në 7 ditët e fundit, ose 39 përqind më shumë.

 

Shqetësues është fakti se pozitiviteti (raporti mes testimeve dhe rasteve të konfirmuara) është i lartë, dhe në javën e shkuar mesatarja arriti në 19.3 përqind. Pozitiviteti, i cili është tregues i nivelit të transmetueshmërisë së virusit në komunitet, regjistroi një rritje progresive në 4 javët e fundit. Në Itali, një vend i cili po i rikthehet kufizimeve, niveli i pozitivitetit është luhatur mes 7 dhe 9 përqind, ditët e fundit. Ndërsa në Francë, ku po ashtu janë ndërmarrë masa shtrënguese, ky tregues ka ardhur në rritje, por duke mos kaluar per momentin kuotën e 14 përqindëshit.

Java që shkoi regjistroi gjithashtu dhe një rritje të numrit të viktimave, me 30 qytetarë që humbën jetën, niveli më i lartë që pas javës së parë të shtatorit. Në 24 orët e fundit humbën jetën 3 persona: një 47-vjeçar nga Tirana, një 53-vjeçare dhe një 64-vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese. Nga fillimi i pandemisë deri më tani, në vend janë shënuar 454 viktima

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...