Situata e rëndë/297 raste të reja dhe 4 të vdekur në 24 orët e fundit

E mërkurë, 21 October 2020 16:20

 

Situata e koronavirusit në Shqipëri vazhdon të jetë e rëndë.

Sipas të dhënave zyrtare, në 24 orët e fundit janë shënuar 297 raste të reja.

Fatkeqësisht kanë humbur jetën 4 qytetarë,

 

Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:

 

Ju informojmë lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID19 në Shqipëri: Janë kryer 1375 testime në 24 orët e fundit, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 297 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

111 raste në Tiranë,

30 raste në Shkodër,

25 raste në Durrës dhe Korçë,

18 raste në Elbasan, 14 raste në Pogradec,

12 raste në Fier,

9 raste në Vlorë,

7 raste në Krujë, Berat, Sarandë,

6 raste në Lezhë,

5 raste në Lushnje dhe Kuçovë,

4 raste në Kurbin,

3 raste në Kolonjë,

1 rast në Kavajë, Mirëditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Në 24 orët e fundit, me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.

Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.

Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (21 Tetor 2020)

Raste të reja ditore 297

Të shëruar ne 24 orë 116

Humbje jete në 24 orë 4

Testime ditore 1375

Testime totale 111,564

Raste pozitive 17948

Raste të shëruara 10341

Raste Aktive 7145

Humbje jete 462

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 3505

Durrës 718

Shkodër 494

Fier 445

Korçë 456

Lezhë 360

Elbasan 313

Vlorë 283

Berat 218

Kukës 175

Dibër 91

Gjirokastër 87.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...