Studimi i “The Lancet” për sistemin shëndetësor, ja ku renditet Shqipëria

Hënë, 26 October 2020 12:30

 

Revista mjekësore “The Lancet”, ka publikuar një renditje të sistemeve shëndetësore të 204 vendeve të ndryshme të globit, bazuar mbi 42 kritere, teknike, të gjitha të bazuara në efektshmërinë e trajtimeve mjekësore. Sipas pretigjiozes, kjo është e vetmja mënyrë shkencore për të matur cilësinë e sistemit shëndetësor të një vendi.

Ndryshe nga sa mund të pritej dhe kundër perceptimit, Shqipëria merr 70 pikë në indeksin e përgjithshëm, thotë studimi, aq sa Letonia, Lituania, apo Rumania në Europë dhe më mirë se të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, Serbia, Mali i Zi, Bosnje Hercegovina, apo Maqedonia e Veriut, si dhe më mirë se vende si Bullgaria, Moldavia, Gjeorgjia, apo edhe Turqia.

Studimi i “The Lancet”, është 100% shkencor dhe i referohet trajtimeve të sëmundjeve të ndryshme, secila prej të cilave përbën një kriter dhe pikëzohet për t’u përfshirë në indeksin e përgjithshëm. Studimi nuk merr për bazë në asnjë moment në mënyrë të drejtpërdrejt indikatorë si infrastruktura, apo korrupsioni, por vetëm efikasitetin e trajtimeve.

 

I publikuar në një kohë të tillë kur pandemia po shkakton debate të shumta, ndoshta ky studim mund të shërbejë edhe si një dozë e mirë besimi ndaj bluzave të bardha në vendin tonë. Në nivel global, Japonia, Islanda dhe Norvegjia marrin pikët më të larta, të ndjekura nga vende si Andorra, Luksemburgu, Franca, Finlanda, Kanadaja, etj./SCAN/

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...