Shqipëria drejt një karantine të dytë/ Nis plani i shtrëngimit të masave ndaj Covid-19

Premte, 30 October 2020 08:52

 

Shqipëria po shkon drejt një mbylljeje të dytë. Pavarësisht masave shtrënguese nga ana e qeverisë dhe bërjen detyrim tël mbajtjes së maskës edhe në ambjente publike, sërish kurba e infektimeve dhe vdekjeve nga Covid-19 në vend nuk njeh ulje.

Duke komunikuar shifrat ditore në rritje të vazhdueshme prej dy javësh, kryetarja e Komitetit të Ekspertëve, Mira Rakacolli lajmëroi masa më të forta e madje edhe një karantinë të dytë, në rast se situata përkeqësohet më tej.

Sipas saj, për të parandaluar shtimin e rasteve dhe futjen në kolaps të spitaleve, është vendosur që për të paktën një muaj, universitetet në vend të vijojnë me mësim online.

Mira Rakacolli: “Është e nevojshme të kemi masa shtesë për të frenuar përhapjen më tej të infeksionit. Në këtë kuadër, Komiteti i Ekspertëve ka analizuar situatën, rrisqet me të cilat po përballemi për momentin, ka vlerësuar situatën në rajon dhe Europë e masat e marra dhe kemi vendosur unanimisht të propozojmë që universitetet të zhvillojnë vetëm mësim online, në distancë, pa prezencën fizike për të paktën një muaj. Auditorët dhe konviktet do të jenë të mbyllura deri në një moment të dytë. Njëkohësisht, po vlerësojmë mbylljen e bareve dhe kafeneve në zonën e bllokut në Tiranë, pas orës 22:00. Nëse nuk zbatojmë rregullat e vendosura rrezikojmë mbylljen që askush nuk e do”.

Po ashtu po vlerësohet edhe mbyllja në mbrëmje e restoranteve dhe lokaleve në zonën e ish-Bllokut në kryeqytet.

Mira Rakacolli: Njëkohësisht po vlerësohet edhe mbyllja e bareve dhe kafeneve në zonën e bllokut në Tiranë pas orës 22:00 duke qenë se konstatohet një vatër e rrezikshme, sidomos gjatë orëve të natës. Nëse nuk respektojmë rregullat e vendosura do të rrezikojmë mbylljen që askush nuk e do. Secili prej nesh e ka në dorë të frenojë përhapjen e epidemisë. Mbajtja e maskës është një vendim i drejtë, mbani maskën tani që të evidentoni mbajtjen e maskës së oksigjenit më vonë.

 

Aktualisht Shqipëria numëron 20,315 të infektuar që nga nisja e pandemisë, afro 9 mijë persona aktivë dhe 499 viktima.

Një ditë më parë, në vend u regjistruan 275 raste të reja dhe 6 viktima.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 291 pacientë, 13 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Nga Parlamenti Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, paralajmëroi se na presin 4 muaj të vështirë, ndërkohë që shumë vende në Europë ka nisur me aplikimin e masave shtrënguese, disa edhe me një “lockdown” të dytë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...