"Nuk do të dorëzohemi"/Banorët e Unazes:Qeveria ka nisur një mekanizëm politik jo ligjor, një strategji burgosjeje për banorët e Unazës së Re.

Tuesday, 03 November 2020 20:01

 

Nga Banorët e Unazes se Re

Qeveria ka nisur një mekanizëm politik jo ligjor, një strategji burgosjeje për banorët e Unazës së Re.

Kjo strategji e qeveris faktikisht ka nisur qysh në fillimet e protestës, si një mjet për të arritur përçarjen e banorëve dhe dështimin e protestës për të vazhduar të qetë me planin e tyre kriminal. Një strategji kjo, e cila dështoi. Sot po e njëjta strategji por shumë herë më e ashpër ka filluar sërish.

Protesta e banorëve të Unazës së Re sot quhet krim.
Nëse protesta e banorëve te Unazës së Re do të quhej krim, atëherë ky do të ishte një krim vazhdues por qeveria, jo ligji, ka vendosur që për çdo ditë proteste të bëhet gjyq për banorët e Unazës së Re, duke bërë kështu me mijëra dosje për këta banorë.
Por pse veprojnë në këtë mënyrë?
Një pyetje që lind natyrshëm.
Përgjigjia është shumë e thjeshtë dhe e qartë. Kërkojnë që në një moment të caktuar këta banorë t’i quajnë përsëritës dhe t’i burgosin ata.

Ne sot nuk tërhiqemi! Burg apo jo, ne kemi dalë të protestojm për shtëpin tonë duke ushtruar një të drejtë që na i garanton Kushtetuta.
Për ne banorët e Unazës së Re nuk do të ketë qetësi derisa të rifitojm lirin dhe të marrim atë që na takon.

Më datë 4 nëntor në orën 10:00 të gjithë ne, banorët e Unazës së Re, do të jemi tek Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (dhoma penale), tek ish Stacioni i Trenit, për ti treguar edhe një herë qeveris se ne nuk stepemi dhe se me burg apo jo, ne do të rezistojm!

Këtu është çështje jete.
Këtu është çështje lirie.
Këtu është çështje demokracie.
Ne nuk mund të lejojm në asnjë mënyrë që një skizofren si Edvin Rama, të na heqi lirin për interesat e veta personale.

Duhet dhe do të jemi të gjithë bashkë, më të fortë se kurrë tek Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë (dhoma penale), tek ish Stacioni i Trenit, në orën 10:30.
Ju ftojm të gjithëve të jeni pranë nesh!

Për ne nuk ka kthim pas.
Shtëpia jonë është jeta jonë!
Liria jonë është jeta e fëmijëve tanë!

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...