Mbyllja pas orës 22:00, “Zëri i Amerikës”: Ishte e pashmangshme, pandemia sa vjen e thellon përmasat në Shqipëri

Hënë, 09 November 2020 18:55

 

Në Shqipëri autoritetet shëndtësore njoftuan sot rivendosjen e disa kufizimeve si masë për parandaimin e përhapjes së Koronavirusit.

Duke filluar që nga ditë e mërkurë do të kufizohet lëvizja nga ora 22.00 deri në orën 06.00. Përgjatë këtij orari baret dhe restorantet do të duhet të qëndrojnë mbyllur.

Komiteti Teknik i Ekspertëve, rekomandoi gjithashtu që për administratën publike puna të kryhet nga shtëpia.

Këto masa do të jenë në fuqi për një periudhë 3 javore, ndërsa situata do të monitorohet në vijim.

 

Rikthimi i kufizimeve u bë i pashmangshëm pasi, veçanërisht në dy javët e fundit, pati një rritje të ndjeshme të rasteve, vdekjeve dhe shtim të numrit të pacientëve që trajtohen në spital.

 

Komiteti teknik i ekspertëve njoftoi sot masdat e reja kufizuese, të cilat siç shpjegoi edhe kryetarja e këtij Komiteti Mira Rakacolli, erdhën si pasojë e një rritje të ndjeshme të përhapjes së virusit

“Gjatë kësaj periudhe është rritur transmetueshmëria e infeksionit, gjë e cila është reflektuar në vlerën e R në shifrën 1.3. Për pasojë është rritur dhe incidenca dyjavore 177.4 raste për 100 mijë banorë” – tha zonja Rakacolli.

 

Nga ana e saj drejtuesja e hetimit epidemiologjik, në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino shpjegoi se na bazë të incidencës dy javore, vendi është ndarë në tre zona, zona e kuqe ku përhapja është më e madhe dhe zonat protokalli dhe e verdhë me një situatë më pak të rënduar

Zonja Bino njoftoi se është bërë gati udhëzimi për nisjen edhe të testeve të shpejta të cilat, siç shpjegoi ajo, do të përmirësojnë testimin dhe gjurmimin e rasteve.

Spitali Covid 2, Shefqet Ndroqi, i mirënjohur si sanatoriumi, përjetonte edhe sot një situatë të tensionuar si në mjediset e jashtme ashtu edhe në ato të brendshme, ndonëse te porta një numër policësh dhe punonjësish të mjekësisë nuk lejonin të hynte kushdo.

Pandemia sa vjen edhe thellon përmasat e saj në Shqipëri, duke shënuar përditë numra përherë e më të rritur personash të vdekur dhe të infektuar me Covd-19.

Në lagjet e kryeqytetit është shtuar përdorimi i maskave, por ende lokalet janë plot dhe fare pak po ndjehet aty rreziku i infektimit.

Oborret e spitaleve jane plot me automjete të familjarëve të sëmurë, ndërkohë që pacientët më të fundit mbërrijnë në rresht me ambulanca si tek Sanatoriumi ashtu edhe tek Spitali Infektiv tek Nënë Tereza./VOA

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...