“E lanë në korridor pa ilaçe”, vajza flet për babanë që u hodh nga dritarja e spitalit:

E mërkurë, 11 November 2020 08:29

 


Lajmi se një pacient i infektuar me COVID19 është vetëhedhur nga ballkoni i Spitalit Infektiv tronditi jo pak opinionin publik. Kjo edhe prej përmasave që ka nisur të marrë ky fenomen.

policia
I shtruar vetëm një ditë më parë në spital, 69-vjeçari Reshat Grembi nga Fieri ndërmori aktin ekstrem të vetëvrasjes, duke u hedhur nga ballkoni i spitalit. Ndonëse nuk jepen shumë detaje, nga drejtoria e QSUTsë është bërë e ditur vetëm se 69-vjeçari ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ky informacion duket se është kursyer edhe për familjarët. Vajza e tij, Esmeralda Kane, tha gjatë një interviste dhënë për “Euronews Albania” se nuk ka dijeni mbi gjendjen e babait të saj. “Nuk na është thënë asgjë. Nuk kemi asnjë lloj ndihme, vetëm kemi qëndruar me mjekun që na ka shoqëruar nga Fieri deri këtu”, tha ajo.

MOTIVET

Në hije mbeten edhe motivet që çuan 69-vjeçarin në ndërmarrjen e këtij akti tragjik. Esmeralda Kane ka bërë me dije se babai i saj ka pasur vetëm temperaturë dhe jo simptoma të tjera. Ai është sjellë nga Fieri në Tiranë dhe ka qëndruar për disa orë në korridorin e Infektivit, pa marrë asnjë shërbim mjekësor.

“Më informuan dhe erdha. Tani unë dua një sqarim akoma më tepër. Jam jashtë dhe po pres. Baba im nuk ka pasur asnjë simptomë përpara, por vetëm thjesht tri ditë me temperaturë, e sollëm nga Fieri deri këtu. Ka ndenjur në korridor nga 08:30-15:30 pasdite dhe pa mjekim. Sot ishte ora shtatë e mëngjesit dhe më thotë se nuk kam fuqi të flas dhe po vdes nga frymëmarrja. Nuk na është thënë asgjë. Nuk kemi asnjë lloj ndihme, vetëm kemi qëndruar me mjekun që na ka shoqëruar nga Fieri deri këtu”, tha ajo.

Lidhur me gjendjen shëndetësore, nëse ka pasur apo jo probleme të mëparshme, Kane ka pohuar se babai i saj, përveç tensionit, nuk vuan nga asnjë sëmundje tjetër.

“Nuk e di, kjo është një gjë e pabesueshme, babai nuk vuante nga asnjë gjë, por thjesht nga tensioni. Ai donte të mjekohej në Spitalin e Fierit dhe spitali e nisi për këtu, ne kërkojmë ndihmë më të specializuar, por Fieri nuk e mbajti se gjendja e tij ishte e rënduar”, shtoi ajo.

Në harkun e pak muajve janë katër pacientë të infektuar me COVID-19, që kanë tentuar vetëvrasjen duke u hedhur nga spitali, 3 prej të cilëve kanë ndërruar jetë. Rasti i parë është regjistruar më 13 gusht, ku 29-vjeçari Xhino Koca nga Durrësi u hodh nga kati i tretë i “Shefqet Ndroqit”, ku për pasojë ndërroi jetë.

Në 2 shtator, Hasan Mira, 65 vjeç, i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i Sanatoriumit vetëm dy ditë pasi ishte shtruar aty. Ndërkohë, rasti i tretë u regjistrua në 1 nëntor sërish te Sanatoriumi. Preng Gjonaj, 52-vjeçari nga Tropoja, me banim në Tiranë, i dha fund jetës, duke u vetëhedhur nga ballkoni i spitalit. Por ndërsa këto ngjarje po bëhen të përsëritura, askush nuk guxon të vendosë gishtin në plagë për motivet që kanë çuar pacientët drejt aktit të rëndë të vetëflijimit.

Ka shumë pikëpyetje, njëkohësisht mistere, mbi atë që është duke ndodhur brenda mureve të spitaleve COVID. Por ndonëse këto raste po përsëriten, nuk ka asnjë angazhim për parandalimin e tyre. Pacientëve nuk u kërkohet informacion i plotë mbi gjendjen e mëparshme shëndetësore, nuk ka një strukturë këshilluese, propozimi për të përfshirë psikologët në spitale mbeti vetëm një ide që nuk u konkretizua asnjëherë, shtuar kësaj panikun e mbjellë përgjatë gjithë këtyre muajve, mbingarkesën në spitale dhe tensionin që përcillet. Askush s’mund të jetë indiferent për ato që i shohin sytë apo i dëgjojnë veshët. Në këtë mori shkaqesh, nuk duhet harruar as efekti i mjekimit ndaj COVID-19, por kjo nuk duket dhe aq bindëse sa kohë në botë rastet e vetëvrasjes në spital numërohen me gishtat e dorës, për të mos thënë që janë zero.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...