Ambulancat me të sëmurë me COVID prej orësh në pritje para Urgjencës, si paraqitet situata në spitalin e Sanatoriumit

Premte, 27 November 2020 15:57

 

Teksa vendi po përballet me shifra në rritje të rasteve me COVID-19, urgjenca e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ po përballet me fluks qytetarësh. Në mesditën e të premtes para Urgjencës së Sanatoriumit numëroheshin 7 autoambulanca të parkuara që kishin të paktën 30 minuta deri në 1 orë pritje për të dorëzuar pacientët e sëmurë në gjendje të rënduar nga COVID-19.

Ka mjaftuar stacionimi i disa mediave para portës metalike të urgjencës që pjesa më e madhe e pacientëve të transportoheshin nga mjeti në urgjencë. Pamjet e filmuara nga News 24 tregojnë se si disa autoambulanca parkohen larg sheshpushimit, derisa t’ju vijë radha.

Burime për ‘News 24’ thonë se koha e pritjes së pacientëve në Urgjencën e Sanatoriumit shkon nga disa orë deri në 3 ditë në varësi të shtretërve që lirohen dhe gjendjes së pacientit. Që prej datës 15 nëntor spitali më i madh covid, Sanatoriumi numëron 220 të shtruar aq sa ka edhe shtretër.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...