Drejt katastrofës, në harkun e 24 orëve 21 humbje jete! Të zymta edhe ditët e para të Marsit, janë ulur testimet

Saturday, 06 Mars 2021 09:40

 


Pas shkurtit, që u mbyll me shifra rekord fatalitetesh si pasojë e COVID-19, edhe ditët e para të marsit nuk janë më pak të zymta.

 

Në 24 orët e kaluara kanë humbur betejën me sëmundjen 21 persona, duke e çuar në 1897 numrin e personave që kanë ndërruar jetë që prej fillimit të pandemisë. Por kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Të dhënat demografike flasin për një tkurrje të popullsisë. Përgjatë vitit pandemik janë më shumë se 6500 humbje jete më tepër në raport me mesataren e viteve të kaluara.

Edhe pse arsyet mbeten në hije, për shumëkënd koronavirusi mbetet shkaku kryesor.

“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID-19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë në Fier, 2 qytetarë nga Shkodra, 2 qytetarë nga Lushnja, 1 qytetar në Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Cërriku, 1 qytetar nga Peqini, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Kurbini, 1 qytetar nga Bulqiza, 1 qytetar nga Korça, të moshave 44-90 vjeç”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Ndjeshëm në 24 orët e kaluara janë rritur edhe shtrimet në spital.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe rrethe, sipas autoriteteve, po trajtohen 638 pacientë, 37 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Por cila është situata sa u takon rasteve të reja? Të premten janë raportuar 780 persona të infektuar nga 3171 testime të kryera.

Prej disa ditësh Ministria ka ulur testimet, gjë që ka sjellë edhe rënie të kurbës së infeksionit. Por pavarësisht trajektores që ndjek kurba, është fakt që shkalla e infeksionit vijon të jetë mbi 25 përqind.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 274 raste në Tiranë, 49 në Durrës, 44 në Elbasan, 42 në Shkodër, 39 në Sarandë, 36 në Berat, 30 në Gjirokastër, 26 në Lezhë, 22 në Tepelenë, 19 në Librazhd, 17 në Kuçovë, 16 në Kamzë, 11 në Fier, 10 në Devoll, nga 9 raste në Krujë, Kukës, Pogradec, Delvinë, Malësi e Madhe, Peqin, Memaliaj, nga 8 raste në Mat, Përrenjas, nga 6 raste në Korçë, Kavajë, Vlorë, nga 5 raste në Kurbin, Kolonjë, nga 4 raste në Përmet, Cërrik, nga 3 raste në Mallakastër, Klos, Vorë, nga 2 raste në Has, Lushnjë, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Mirditë, Tropojë, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Belsh, Roskovec, Skrapar, Finiq, Libohovë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 757 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 73 610 që nga fillimi i epidemisë”, theksohet në njoftim

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...