Zonë rreziku, BE “mbyll kufijtë” për Shqipërinë! Kufizimet do të qëndrojnë në fuqi deri…

Premte, 10 September 2021 08:15

Rritja e rasteve pozitive me COVID-19, por edhe e fataliteteve, ka bërë që Bashkimi Europian të heqë Shqipërinë nga lista e vendeve të sigurta nga virusi.

Përmes një vendimi të marrë dje, Këshilli i BE-së ka rikthyer kufizimet për shtetasit shqiptarë që duan të udhëtojnë në zonën Shengen. Kjo, së paku për një periudhë 2- javore, deri më 23 shtator, ku do të ketë sërish një rivlerësim të situatës epidemiologjike që do të diktojë ecurinë e mëtejshme të masave. Në zonën e kuqe, krahas Shqipërisë janë përfshirë edhe Serbia, Japonia, Armenia dhe Azerbajxhani. Ndërkohë është rekomanduar heqja e kufizimeve për Australinë, Bosnjën, Kanadanë, Moldavinë, Arabinë Sauditë, madje edhe Kinën.

UDHËTIMET

Vendosja e vetos për Shqipërinë pengon lëvizjen e qytetarëve shqiptare në drejtim të vendeve të unionit. Deri në një njoftim të dytë, kufijtë do të jenë të mbyllur, me përjashtim të disa kategorive të veçanta të qytetarëve siç janë ata që kanë dokumentacion të rregullt në vendet e BE-së, personeli shëndetësor, diplomatët apo studentët. Por kjo nuk përjashton mundësinë që shtetet anëtare të heqin kufizimin e përkohshëm të udhëtimeve në BE për udhëtarët plotësisht të vaksinuar. Duke qenë se certifikata e vaksinimit e lëshuar nga autoritetet shqiptare ende nuk është e vlefshme për kalimet në kufi, pra, nuk njihet ende nga BE, qytetarët do të përballen veç kërkesës për të paraqitur përgjigjen e tamponit, edhe me karantinë. Në shumë shtete, përfshirë së fundmi Gjermaninë, karantina 10-ditore është e detyruar.

LISTA

Sakaq, lista e gjelbër e BEsë pritet të përditësohet pas dy javësh, me vende që hyjnë apo që dalin nga kjo listë, në varësi të shifrave të infeksionit, por edhe të plotësimit të kritereve të vëna. Më herët, BE ka treguar rezerva për mënyrën sesi po menaxhohet pandemia e COVID-19 në vendin tonë. Strategjia e ndjekur për detektimin e rasteve me COVID-19, numri i testeve të kryera dhe rregullat e caktuara për të penguar përhapjen e infeksionit nuk e bindën Bashkimin Europian që të hapë kufijtë me Shqipërinë për disa muaj me radhë, deri në fund të korrikut

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...