Rriten incidentet nga zjarri, me 0.5 euro për m2 SIGAL ju rikthen shtëpinë në gjendjen e mëparshme

Hënë, 31 Janar 2022 18:10

 

I ftohti i acartë që ka përfshirë Shqipërinë ditët e fundit ka shtuar edhe përdorimin e mjetëve ngrohëse si i vetmi shpëtim.

Por përdorimi masiv i tyre ka bërë që edhe incidentet nga zjarri në banesa të rritet.

Komandanti i Stacionit nr.1 të Zjarrfikësve në Tiranë, Ilir Xhanari shprehet se gjatë stinës së dimrit ngarkesa e rrjetit elektrik dhe përdorimi në masë i gazit shkaktojnë jo pak probleme në banesa.

“Gjatë vitit 2021, në bazë të statistikave që ka Drejtoria e MZSH, Bashkia Tiranë, ka patur rreth 250 zjarre në banesa. Në përgjithësi ndodhin nga bombulat e gazit dhe sistemet elektrike”, thotë ndër të tjera Xhanari.

Matilda Bombaj, Drejtore e Sektorit të Dëmeve të Pasurisë në SIGAL UNIQA Group Autria tregon se çfarë mbulon Sigurimi nga Zjarri ofruar nga kompania më e madhe e sigurimeve në vend dhe kush mund të sigurohet.

Sipas znj. Bombaj, vitin e shkuar SIGAL UNIQA ka paguar te klientët e saj mbi 3 miliardë lekë dëmshpërblime pikërisht vetëm për Sigurimin nga Zjarri.

“SIGURIMI NGA ZJARRI, ofruar nga SIGAL UNIQA Group Austria, mbulon të siguruarin nga humbjet ose dëmtimet e zjarrit të shkaktuara nga:

1. Energjia elektrike

2. Shpërthimet e gazit

3. Zjarri i shkaktuar nga rrufeja,

4. Zjarri si pasojë e rënies së mjeteve fluturuese mbi pronë apo ngarkesave të rëna nga ky mjet;

5. Zjarri i ardhur nga fqinji.

SIGAL UNIQA mbulon kostot e riparimit dhe kthimit të objektit apo aseteve në gjendjen para dëmit.

Çdo strukturë apo individ që ka një dokument pronësie mund të mbulohet në sigurim me një kosto financiare të përballueshme nga të gjitha shtresat e shoqërisë duke nisur nga 0.5 euro për m2.

Kompania jonë, gjatë vitit 2021, vetëm në Sigurimet e Pronës ka paguar te klientët e saj mbi 3.5 miliardë Lekë dëmshpërblime”, shprehet Bombaj.

Edhe pse shpenzojnë dhjetëra mijëra euro për blerjen e një prone, shqiptarët stepen ta sigurojnë atë edhe pse çmimi është fare minimal.

Një qytetari në Shqipëri, bazuar në të ardhurat mujore, i duhen mesatarisht 50 deri në 60 vite pune për të blerë një shtëpi.

Por ndodh një përmbytje, tërmet apo zjarr dhe mundi e djersa e një jete të tërë rrënohet në pak sekonda.

Për këtë arsye, SIGAL UNIQA Group Austria, kompania lider në tregun e sigurimeve, vjen me lehtësira të reja për klientët e saj.

Kushdo që të sigurojë shtëpinë tani ka një mundësi të artë: ta blejë siguracionin duke e paguar me këste.

SIGAL, duke qenë pjesë e një grupi gjigand sigurimesh në Europën Qendrore dhe Lindore, siç është UNIQA Insurance Group, nuk i frikësohet asnjë lloj dëmi, qoftë edhe miliarda euro.

Ndaj, në mbi 22 vite të ekzistencës sonë në tregun shqiptar, ne kemi paguar mbi 400 milionë euro dëme në fusha të ndryshme, qofshin ato shëndetësore, në banesa dhe biznese, në automjete etj.

Kjo shifër do të thotë rikthim në gjendjen e mëparshme të qindra shtëpive e biznesve dhe mundësimin e vazhdimit të jetës normale njëlloj si para se të ndodhte fatkeqësia.

Mos prit më! Siguro pronën dhe shmang çdo të papritur!

 

Për më shumë informacion:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Whatsapp +355 68 60 62 829

Login to post comments

Lajmet e fundit

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

Globi

Reagon Elon Musk: Komiteti im është anti-Soros, prokurorët e tij nuk po luftojnë krimin, kjo është çmenduri

  Miliarderi Elon Musk reagoi pasi një prokuror i Sorosit deklaroi se do ngrejë padi ndaj tij, pasi e akuzon se po mbledh vota për republikanët në SHBA. Prokurori Larry Krasner e akuzon Musk...

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

Politikë

Mbyllet protesta/ Paloka: PPE deklaron se do mbështesë PD-në në votime dhe në luftën e saj për zgjedhje të lira

  Deputeti demokrat, Edi Paloka, deklaroi në mbyllje të protesës së ligjvënësve demokratë përpara Parlamentit Europian në Strasburg se kanë marrë mbështetjen e Partive Popullore Europiane. “Meqë grupi që është nëpër takime...

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

Politikë

'Shqipëria ka nevojë për zgjedhje të lira dhe të ndershme', Spaho: Krimi i organizuar, presion ndaj votuesve

  Deputetë të opozitës po protestojnë gjatë ditës së sotme para selisë së Parlamentit Evropian. Sipas opozitës shqiptare, Rama synon “asgjësimin e opozitës përmes burgosjeve politike, duke rikthyer Shqipërinë 34 vjet më pas”. Deputeti...