SIGAL ONLINE/ Blini siguracionin që ju nevojitet vetëm me një klikim

E Enjte, 05 May 2022 11:28

 

Thjesht, shpejt, sigurt…

Është fakt! Interneti na e ka lehtësuar aq shumë jetën.
Sot, çdo kush prej nesh mund ta ketë internetin me vete përmes celularit dhe falë tij mund të mbyllim thuajse çdo problem të përditshëm si pagesat e energjisë, ujit, qirasë apo kredisë.
Por ne internetin mund ta përdorim edhe në mënyra akoma më të zgjuara.
Për shembull, për të blerë siguracionin e makinës, shtëpisë, biznesit apo shëndetit.

ONA HAXHIAJ, (Shefe zyre, Departamenti IT në SIGAL UNIQA): “Siguracionin që ju nevojitet tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop dhe çdo shërbim që lidhet me sigurinë e shëndetit apo pasurisë suaj, është vetëm një klikim larg. Kjo ju kursen mund, kohë, dhe para”.

INSTAT raportoi se në vitin 2021, 13,3% e ndërmarrjeve kanë shitur produkte/shërbime nëpërmjet faqes së internetit, aplikacioneve të dedikuara, faqeve të internetit “e-commerce” dhe aplikacioneve të përdorura nga ndërmarrje të ndryshme për tregti të produkteve.

Larg këtij trendi nuk mund të qëndronte as SIGAL UNIQA Group Austria.

Kompania më e madhe e sigurimeve në Shqipëri dhe rajon ishte ndër të parat kompani në Shqipëri që ofruan shërbimin e blerjeve online, i cili vijon të rritet me ritme shumë të shpejta. Ndërsa sot ky shërbim është lehtësuar akoma më shumë.
Kushdo që do të blejë sigurimin e automjetit, shëndetit apo pronës ka mundësinë ta bëjë pa qenë nevoja të paraqitet në një zyrë të SIGAL, vetëm me një klikim.

NIKOLIN METAJ, Menaxher për web dhe marketing digjital në SIGAL UNIQA: “Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë. Gjithashtu, SIGAL UNIQA u ofron mundësinë që, nëse je i siguruar tashmë, të mund të informohesh në kohë rekord se si të veprosh në rast dëmi”.


SIGAL ONLINE, këtu për t’ua bërë jetën më të lehtë

https://youtu.be/wNLXPGbc7y8

KONTAKTE:
Web: www.sigal.com.al
Whatsapp: +355 68 60 62 829
E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...