Limoz Dizdari i intubuar, i mbijeton operacionit në zemër, e bija i ngre himn, mjekëve

Hënë, 06 June 2022 09:47

 

Kompozitari Limos Dizdari ka arritur t’i mbijetojë një muaji të tërë në intubim dhe një operacioni në zemër të kryer në atë gjendje, që për të bijën e tij nuk është tjetër përveçse përkushtim maksimal i mjekëve dhe stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi”. Në një letër të ngrohtë përshëndetjeje dhe falënderimi, muzikantja Alda Dizdari iu ka ngritur himn këtyre mjekëve që ia rikthyen babanë në jetë:

Alda Dizdari shkruan:

Nuk kam fjalë të falenderoj mjekët dhe gjithë stafin në Reanimacionin e spitalit “Shefqet Ndroqi” (Sanatoriumi) të cilët si heronj të vërtetë luftuan dhe sollën në jetë babin tonë Limos Dizdari.

 

 

Ai ishte I intubuar që nga data 2 maj dhe shumë shpejt u pa se kishte jo vetëm mushkëritë pa funksion, po edhe një zemër që kishte bërë infarkt akut të përgjithshëm.

 

U vendos me shumë shpejtësi që zemrës t’i viheshin katër unaza për të bërë të mundur funksionimin e saj dhe në datë 13 maj në familjarët nënshkruam lejen që ai të futej në operacion i intubuar. Unë bleva biletën dhe u përgatita për një funeral.

Por mjekët bënë mrekulli atë ditë, mjekët por edhe shpirti i pamposhtur i tim eti.

Ata e përmbushën me sukses operacionin dhe ai jetoi. Një staf i tërë iu dedikua për javë të tëra.

Me shumë dashuri, entuziazëm, bënë çdo gjë, bile edhe e mbushën sallën e reanimacionit me muzikën e tij, që t’i ngrinin humorin. Një ndër njerëzit më të spikatur, që sa herë hynte në sallë përconte dritë, forcë dhe shpresë ishte doktoreshë Alma Cami, e papërkulur, asnjëherë e ndrydhur nga momentet delikate ku jeta e pacientit ndodhej.

Ajo i dha forcë atij, stafit të saj dhe gjithë neve.

Ishin shumë njerëz që takova ato ditë, nga doktoresha e zemrës Nevila Caushi, dr.Agroni, doktoreshë Marjeta, kryeinfermierja Klementina, infermieret Ana, Mira, Eneida, Sameti, fizioterapistët Sergio dhe Bruno dhe sanitaret Moza dhe Etleva.

Të gjithë dhanë çdo gjë, punuan natë e ditë dhe pacienti i tyre reagoi, ai filloi të përmirësohet.

Dhe unë, e përgatitur për një funeral, pashë me syte e mi si babin e ngritën dhe e shëruan këta heronj të heshtur, për të cilët nuk para duam të mendojmë, se na kujtojnë momente të vështira. Por për mua ata do të mbeten përherë në mendjen dhe zemrën time!

Ju faleminderit pa fund të gjithëve!

Një ditë do të vij dhe do të luaj një koncert vetëm për ju dhe të shpreh mirënjohjen time me të vetmen mënyrë që di, me muzikë”

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...