Stina e verës dhe rreziku nga zjarret/ Mos bëni kompromise me pronën tuaj. SIGUROHENI NË SIGAL

Hënë, 20 June 2022 17:05

 

Na pret përpara një verë e gjatë dhe tejet e nxehtë. Ky është parashikimi që bëjnë meteorologët dhe që në maj u përballëm me temperatura jo normale për muajinn.
Ndërkohë nuk munguan as zjarret. Ai i rënë në Ishullin e Sazanit ishte indicja për të na treguar se kjo verë do të jetë e vështirë.
Shqipëria renditet mes vendeve me risk të lartë sa i përket fatkeqësive natyrore por renditet edhe mes vendeve që shpenzojnë më pak për sigurimin e pronës.
Kujtojmë këtu se vetëm verën e shkuar rreth 700 banesa u shkrumbuan nga flakët, madje nuk munguan as viktimat. Por asnjëra nuk ishte e siguruar.
Por mos harrojmë edhe incidentet me bombolat e gazit në banesa e biznese.

“Gjatë vitit 2021, në bazë të statistikave që ka Drejtoria e MZSH, Bashkia Tiranë, ka patur rreth 250 zjarre në banesa. Në përgjithësi ndodhin nga bombulat e gazit dhe sistemet elektrike”, shprehet Ilir Xhanari, Komandat i Stacionit nr.1 të Zjarrfikësve në Tiranë.

Shtëpia është investimi ynë më i madh. Por asnjëherë nuk duhen harruar rreziqet që na kanosen.
Ne nuk mund të parandalojmë fatkeqësitë natyrore, por duke u siguruar te SIGAL UNIQA Group Austria mund të rikthejmë pronën tonë në gjendjen e mëparshme, pa shpenzuar vetë asnjë qindarkë.

“Sigurimi i Shtëpisë apo Biznesit tuaj është thelbësor për të shmangur të papritura që mund të rrënojnë financat tuaja.
Sigurimet as nuk i parandalojnë, as nuk i stopojnë tërmetet. Sigurimet rikthejnë financiarisht në gjendjen përpara tërmetit. Çka do të thotë se ato bëjnë të gjitha llojet e rimbursimeve, nëse je i siguruar.
Sigurimet nuk i parandalojnë zjarret. Ato rikthejnë pronën tuaj në gjendjen para tij. Ndërsa çmimi për sigurimin e pronës është I përballueshëm nga të gjitha shtresat e shoqërisë pasi SIGAL UNIQA Group Austria e ofron duke nisur nga 1 euro për m2”, shprehet Nertila Bahiti, zv.Drejtore e Departamentit të Pasurisë në SIGAL UNIQA Group Austria.

Gjatë vitit 2021, vetëm në Sigurimet e Pronës, SIGAL UNIQA ka paguar te klientët e saj mbi 3.5 miliardë Lekë dëmshpërblime. Ndërkohë, vetëm gjatë këtij 3-mujorit të parë të këtij viti, vetëm për Sigurimin nga Zjarri, SIGAL ka paguar te klientët e saj rreth 200 mijë euro dëmshpërblime.
Mos harroni! Siguracionin që ju nevojitet tashmë mund ta blini kudo që të jeni. Në makinë, në shtëpi, në një takim, në zyrë apo edhe në një bar kafe. Mjafton vetëm një celular apo një laptop. Hyni në https://sigal.com.al/online/ dhe blini direkt nga celulari siguracionet që ju nevojiten. Shpejt, Thjesht dhe Sigurtë.

Prej më shumë se 23 vjetësh në treg, grupi më i madh i sigurimeve në Shqipëri dhe rajon SIGAL UNIQA Group Austria është krenare që besohet nga më shumë se se 1 milion klientë dhe që shifrat e saj janë në rritje vit pas viti, pavarësisht sfidave që sjell koha.
Suksesi dhe arritjet e kompanisë u takojnë mbi të gjitha klientëve të cilët që pronën, shëndetin dhe automjetin ja kanë besuar SIGAL-it.
Sepse SIGAL UNIQA ofron mundësi të reja aty ku të tjerët nuk i shohin, ndaj është gjithmonë një hap përpara. E para në ofrimin e produkteve novatore, të thjeshta, e të shpejta.
SIGAL punon gjithmonë për përmirësimin e shërbimit ndaj klientëve duke u reduktuar atyre kohë dhe kosto.

NËSE DONI TË SIGUROHENI KA VETËM 1 EMËR, SIGAL UNIQA Group Austria

Për më shumë informacione:

Web: www.sigal.com.al

E-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

Whatsapp +355 68 60 62 829

https://www.youtube.com/watch?v=NP2x3J5ZIfU

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...