Sot Kurban Bajrami, mesazhi i kreut të KMSH-së për të rinjtë: Projektoni të ardhmen në vendin tuaj!

Saturday, 09 July 2022 10:33

 

Sot festohet Kurban Bajrmi.

Besimtarët myslimane kanë falur këtë mëngjes Kurban Bajramin në sheshet qendrore dhe xhamitë në të gjithë vendit.

Nga sheshi “Skënderbej” në Tiranë, kreu i KMSH, Bujar Spahiu ka uruar festën e Kurban Bajramit .

Pas faljes së namazit për Kurban Bajramin Spahiu ka bërë një apel për rininë shqiptare.

Ai i ka kërkuar të rinjve shqiptarë mos të largohen nga Shqipëria dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre në vendin e tyre, ndërsa Iika këshilluar të qëndrojnë larg tundimeve të kota.

“Gëzuar e për shumë vite festen e Kurban Bajramit kushdo qe e feston! Vetëm te mira paçi gjithmonë bashkë me njerëzit e tu të zemrës!
Kjo ditë është dita kur duhet të jemi të njerëzishëm me njëri-tjetrin. Njeriu është vepër madhështore e Allahut dhe mjerë për atë që e çmon nderin e tij. Zbutni zemrat me njëri-tjetrin, ruani veten nga ligësitë dhe padrejtësitë, mos u bëni lakmitarë.

Edukoni fëmijët me moral të pastër. Investoni që të pajisën me dije. Ktheni vëmendjen nga prindërit ,ë sëmurët të varfrit. Kam një apel për rininë që është shumë e rëndësishme në jetë e kësaj bote.

Pajisuni me moral të bukur. Kthejini sytë nga Zoti, rrini larg tundimeve të kota. Mos ikni nga vendi. Projektoni të ardhmen këtu, në vendin tuaj. T’I shpëtojmë individualizmit të kohës. Të bëhemi altruistë. Të sakrifikojmë nga e mira individuale për të mirën e përbashkët”, tha kreu i KMSH, Bujar Spahiu

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...