Lali Eri jep lejen për një kompleks me 33 pallata, ja ku do të ndërtohet

Premte, 20 Prill 2018 11:45

Lali Eri me siguri që do të mbahet mend vetëm sesi e betonizoi Tiranën, dhe i shtoi gjelbërim fallco ashtu siç janë edhe mbjelljet e tij të pemëve pasi siç edhe mëson Tpz.al një tjëtër superleje jepet nga Veliaj për një kompleks të quajtur ‘’ Mangalem”.

Kompleksi përfshin 33 pallate, që do të zhdukë një fushë të gjelbër në zonën e Ali Demit, në afërsi të Burgut të Grave.

Kompleksi është projektuar nga një studio arkitekturore në Hollandë, ndërsa çdo pallat përfshin tarraca të gjelbërta, një dëshirë kjo e Veliajt për të sajuar një gjelbërim artificial në kryeqytet. Por në këtë kompleks nuk mungojnë as shijet e Edi Ramës, pasi çdo pallat do të jetë me ngjyra të ndryshme si ylber….duke të krijuar një përfytyrim si Red Lights në Amsterdam.

Mbi 33 pallatet që priten të ndërtohen, do të zhdukin plot 53.908 m2, totalisht hapësirë e gjelbërt. E njohur si kodrat e Ali Demit, ky vend atraktiv për mijëra banorë të zonës dhe që vizitohej nga shumë familjarë, nuk do të jetë më falë Erion Veliajt. Ky i fundit shfaqet çdo ditë duke mbjellë pemë, me pretendimin se po përmirëson cilësinë e ajërit në Tiranë. Por me një të rënë të lapsit, “njeriu i gjelbërt” Veliaj, shkatërroi një hapësirë të rëndësishme që shërbente për frymarjen e kryeqytetit.

Gjithashtu qarkullojnë zërat, se edhe IEVP 325, e njohur si Burgu i Grave në Tiranë, do të transferohet, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një tjetër kompleksi. Asgjë nuk duket e çuditshme, pasi Veliaj vetëm po kopjon parardhësin e tij, Ramën, për betonizimin e kryeqytetit.

Duke u kthyer tek denoncimi, kompleksi “MANGALEM” do të ndërtohet nga kompania KONTAKT, me pronar Fatmir Bektashi. Kjo njihet si një kompani e vjetër në fushën e konstruksionit, por gjatë kohës së Veliajt, janë shtuar ndjeshëm lejet e ndërtimit.

Kompleksi ka nisur punën duke gërryer fillimisht barin e fushës dhe vendosur mjetet e rënda aty pranë. Duket se çdo gjë ka marrë fund në fshehtësi të plotë dhe pa asnjë transparencë, pasi kompania KONTAKT ka nisur edhe shitjet e apartamenteve në këtë zonë.

Kompania KONTAKT, njihet gjithashtu për zhdukjen e fushës së sportit Partizani, duke e shndërruar në një kompleks të madh pallatesh që përfundon deri në afërsi të kryqëzimit “21 Dhjetori”./TPZ.AL/

Më poshtë fotot e fushës, ku për pak javë do të zhduket nga harta e Tiranës si edhe projekti i ri :

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...