Rifillon protesta e pedagogëve: Lëvizja universitare nuk do të ndalet

E mërkurë, 22 February 2023 12:59

 

Pedagogët kanë rifilluar protestat e tyre përpara Universitetit Politeknik në Tiranë, protesta që i kishin lënë pezull që nga shtatori i kaluar duke pritur një reagim nga qeveria për rritjen e pagave të tyre dhe të financimit për Arsimin e lartë.

Deri më sot, të gjithë kërkesat e tyre kanë rënë në veshin e shurdhër, por në deklaratat që u bënë u theksua me forcë se nuk e kanë harruar kauzën e tyre.

 

Teksa janë mbledhur para korpusit, pedagogët njëzëri i kanë bërë thirrje qeverisë që të plotësojë kushtet e tyre.

 

“Duam rritje page dhe të rritet buxheti për arsimin”, thanë pedagogët. Mes të tjerash ata iu bënë thirrje studentëve që t’i bashkohen tubimeve të tyre, për një kauzë të përbashkët.

Njeri nga profesorët nënvizoi në fjalën e tij: “Nuk kemi ardhur këtu për të rritur rrogën, por të për të tronditur sistemin e korruptuar të universitetit, që nuk ka ndryshuar”!

Një nga pedagoget protestuese tha: “Vjeshtën e kaluar, stafi akademik, ndihmëskademik dhe administrativ nisi një lëvizje. Reagimi ynë i përbashkët u mbështet në disa çështje të rëndësishme siç ishin financimi në nivel shumë të ulët i Arsimit të Lartë, më pak se 0,07 e GDP, pagat mbi 40% më të ulëta me nivelet e pagave universitarë në rajon, orën mësimore të paguar më pak se 50% krahasuar me rajonin dhe universitetet private në vend, investime të pakta në ambientet e punës, laboratore, biblioteka, kampuse studentore etj. Mungesë e botimit të botimeve universitare dhe tkurrje e numrit të studentëve dhe largimin e tyre jashtë vendit; financim të ulët të kërkimit shkencor, poshtë 0,1% të GDP, mungesë të transparencës së përdorimit të fondeve në universiteteve etj."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Globi

Siguria e Lojërave Olimpike në Paris

Tre ditë para fillimit të Lojërave Olimpike, ministri i Brendshëm i Francës përshëndeti forcat e rendit siç tha ai “për punën e tyre të palodhur”. Ai tha se përkushtimi i oficerëve...

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

Politikë

Ish-komandanti i Gardës në SPAK

  Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi Ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi është paraqitur në SPAK. Paraqitja e tij në SPAK vjen pasi Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për vrasjen e Aleks...

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

Aktualitet

Çfarë rrezikojnë njerëzit nga produktet kozmetike të kontrabanduara?

  Një aksion i policisë të dielën zbuloi mallra kontrabandë në biznesin e fushës së kozmetikës, “Global Cosmetics & Distribution”. Policia njoftoi se në ambientet e biznesit në Tiranë janë gjetur rreth...