'Veliaj jep edhe 232 mijë m² nga Tirana për ndërtime - shkatërrimi vazhdon'

Saturday, 01 June 2024 17:30
 
 

Nga Petrit Vasili

Tirana me 52 mijë apartamente të pashitura dhe megjithatë Erion Veliaj, me korrupsionin histerik që e karakterizon, vazhdon pa u ndalur të japë leje ndërtimi. Vetëm për tre muajt e parë të vitit janë dhënë 232 mijë metra katrorë me rritje 16% nga viti i kaluar.

 

Ky kryemafioz që qeveris Tiranën, peng i interesave më të ndyra të korrupsionit dhe pastrimit të parasë nuk po ndalet në shkatërrimin e Tiranës.

Banka Botërore hodhi poshtë me prova mashtrimin me Pyll Orbital e me 2 milionë pemë duke e treguar Tiranën si qytetin ku gjelbërimi zhduket dhe nga më problematiket në rajon e më gjerë.

Veliaj, ky kriminel i shëndetit të njerëzve po betonizon Tiranën me pangopësinë e mafiozit.

Tirana me treguesit e ndotjes nga substancat tepër të rrezikshme, të rritura me dhjetëra herë është sot qyteti më vrastar për shëndetin në Shqipëri.

Në vend se të ndalet ky hajdut që grabit përditë qytetarët e Tiranës me inceneratorin që nuk ekziston dhe që iu vjedh taksat edhe sot e kësaj dite me 5D, vazhdon dhe jep leje ndërtimi për të varrosur nën beton, Tiranën e shkretë.

Çdo veprim për të ndalur këtë horr nuk është asgjë përpara këtij shkatërrimi kolosal që po i bën Tiranës, Veliaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...