Grupi BALFIN sjell Flying Tiger Copenhagen në TEG, kreativiteti skandinav tani në Tiranë

Saturday, 25 October 2025 18:59

Grupi BALFIN vazhdon të zgjerohet në fushën e retail-it me një tjetër brand të njohur ndërkombëtarisht. 

Këtë herë, grupi sjell në rajon markën daneze Flying Tiger Copenhagen, duke hapur dyqanin e tij të dytë në Ballkan, në qendrën tregtare Tirana East Gate (TEG).

Dyqani i parë në rajon u hap pak ditë më parë në Shkup, ndërsa dyqani tjetër do të hapet së shpejti në Prishtinë. 

Hapja e FLYING TIGER COPENHAGEN NË TEG është pjesë e një partneriteti strategjik midis Grupit BALFIN dhe Flying Tiger Copenhagen, me synimin për ta zgjeruar brandin në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Plani parashikon hapjen e 8 dyqaneve brenda këtij viti, e më shumë se 50 dyqaneve të reja gjatë katër viteve të ardhshme në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë, Mal të Zi dhe Serbi, duke krijuar rreth 400 vende të reja pune në rajon.

Martin Jeremiin, CEO i Flying Tiger Copenhagen, theksoi rëndësinë e partneritetit strategjik me BALFIN, duke e përshkruar grupin si një partner kyç rajonal:

''Jemi shumë të entuziazmuar që ndodhemi në Shqipëri. Për shkak të suksesit të madh që kemi pasur në Europën Lindore dhe Jugore, nga Polonia deri në Greqi, jemi jashtëzakonisht të emocionuar për dinamizmin e tregut, popullsinë e re dhe potencialin që ofron Shqipëria.

Jemi shumë të kënaqur që e bëjmë këtë rrugëtim së bashku me BALFIN, një partner i fortë dhe i besueshëm me një përvojë shumë të ngjashme me tonën.''

Stiven Grunerud, Zëvendës President për Zhvillimin e Strategjisë në BALFIN, përmendi atraktivitetin unik të Flying Tiger Copenhagen:

“Ajo që e bën Flying Tiger të veçantë është se produktet ndryshojnë dhe shtohen vazhdimisht.
Nuk viziton dyqanin vetëm një herë – je i ftuar të kthehesh rregullisht, sepse gjithmonë ka diçka të re për të zbuluar.”

Me sharmin e tij skandinav dhe filozofinë “Një jetë më e pasur nuk kushton një pasuri”, Flying Tiger Copenhagen hap zyrtarisht dyert për klientët shqiptarë, duke i ftuar të zbulojnë një mënyrë të re për të shijuar përditshmërinë.

Modifikuar më Diel, 26 October 2025 00:06

Video

Më shumë në këtë kategori « 24 vite nga ngjarja që ndryshoi botën

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...