Gjermani/ Dy fëmijët e zhdukur, reagon ambasada: Ja ku dyshojmë se ndodhen

Saturday, 21 Prill 2018 10:21

Dy fëmijë shqiptarë raportohen të zhdukur në Gjermani, që prej ditës së enjte. Ambasada e Kosovës në Gjermani, ka dhënë informacione për zhdukjen e dy të miturve, pas angazhimit të madh me autoritetet policore gjermane.

Lajmi është bërë i ditur Ushtrues detyre i Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Gjermani, Armend Zemaj.

Fëmijët e zhdukur janë 13-vjeçari Qendrim Nimonaj dhe 11-vjeçari Leutrim Nimonaj, vëllezër me prejardhje nga Kosova të cilët kanë qenë të vendosur me një vendbanim kolektiv në Borsdorf afër Leipzigut.

Siç raportohet ne njoftim, në bazë të dhënave që ka ofruar nëna e fëmijëve, ajo është deklaruar se, familja Nimonaj është me përkatësi rome nga komuna e Klinës dhe gjendej si azilkërkues në Gjermani që nga viti 2014.

“Falë bashkëpunimit intensiv mes autoriteteve gjermane dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës, si dhe bisedave të vazhdueshme telefonike me nënën e fëmijëve, është arritur tek dyshimi i bazuar për largim të qëllimshëm i cili ka rezultuar me lokalizimin e vendndodhjes së fëmijëve tek një i afërm i familjes (axha i tyre). Duhet theksuar se babai disa ditë me parë ishte riatdhesuar nga autoritetet gjermane për në Kosovë se bashku me 5 fëmijë, përderisa në Gjermani kishte mbetur nëna shtatzënë me tre fëmijë të tjerë, dy nga të cilët ishin larguar në drejtim të panjohur në mëngjesin e ditës së enjte”, thuhet në njoftim.

ambasada

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...