Dajë e nip konfliktohen me pronarin e lokalit, policia ndërhyn në kohë

Saturday, 21 Prill 2018 11:26

Dy persona janë konfliktuar me pronarin e një lokali në Elbasan, pas një konflikti për motive të dobëta.

Fatmirësisht policia ka ndërhyrë në kohë duke shmangur kështu përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me armë.

Mësohet se konflikti ka nisur fillimisht mes shtetasit Fjodor Berati me pronarin e lokalit, dhe më pas nipi i Fjodorit shtetasi Fatjon Pllumbi ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të lokalit.

Policia ka arrestuar shtetasit: Fatjon Pllumbi, 20 vjeç; dhe Fjodor Berati, 29 vjeç; të dy banues në lagjen Shën-Koll të Elbasanit.

Njoftimi i pplicisë:

“Arrestimi i këtyre shtetasve u bë për arsye se këta shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin pas një konflikti për motive të dobëta me pronarin e një lokali “Lloto Sporti”, shtetasin A.B, 48 vjeç, e kanë kanosur këtë të fundit me armë zjarri kallashnikov dhe më pas kanë qëlluar në ajer në afërsi të lokalit. Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar”.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip kallashnikov me një karikator me 12 fishekë, si dhe dy gëzhoja.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetaseve do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...