×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Bixhozi po bën hatanë në Shkodër, e frikshme çfarë ka ndodhur

Diel, 22 Prill 2018 17:39

Përveç humbjes së parave, lojërat e fatit po shkaktojnë një efekt zinxhir pasojash në familjet shqiptare, siç është përdorimi i alkoolit, dhuna në familje, divorcet, etj.

Në Shkodër këtë vit janë në proces 176 raste divorci. Ekspertët thonë se jo rrallë grindjet që kanë çuar deri në zgjidhje martese, nisin pikërisht në ruletat e kazinove, apo në skedinat e basteve sportive.

“Shpesh të luajturit në lojëra fati dhe lënia e parave aty, bëhen shkas për dhunë në familje, që më pas kalojnë në zgjidhje të martesave, duke pas pasoja te fëmijët”, shprehet ekspertja ligjore, Griselda Duma.

Sipas burimeve nga Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër, vetëm për tre muajt e fundit janë dhënë 60 urdhra mbrojtjeje për gra që janë kërcënuar me jetë nga bashkëshortët dhe pothuajse në të gjitha rastet shkak janë bastet dhe alkooli.

Ekspertët sugjerojnë disa zgjidhje, ndër të cilat edhe heqja e tabelave identifikuese të lojërave të fatit.

“Lojërat e fatit shkaktojnë probleme ekonomike për të përballuar jetesën, çojnë në debate e zgjidhje martese, etj. E mira është që lojërave të fatit mos u bëhej reklamë dhe logot e tyre të mos vendosen afër qendrave të banuara”, deklaron ekspertja ligjore, Griselda Duma.

Por në Shkodër ndodh e kundërta. Në kundërshtim me ligjin, lojërat e fatit funksionojnë jo vetëm pranë njëra-tjetrës, por dhe pranë institucioneve arsimore e objekteve të kultit.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...