Grabitësit vrasin pronarin e një dyqani në Kamëz, plagosin gruan

E Enjte, 26 Prill 2018 09:32

Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në rrugën e njohur si “OSBE” në Kamëz, ku një tentativë grabitje shkoi keq dhe për pasoi pati viktima.

Agim dhe Merita Buci, si çdo natë ndodheshin në biznesit e tyre, një dyqan shumice, aty ku në katin e dytë kishin edhe shtëpinë.

Por, dy persona të armatosur janë futur brenda dyqanit dhe nën kërcënimit e armëve kanë kërkuar paratë dhe çfarë kishte sende me vlerë.

Teksa grabitësit po kërcënonin me armë, 47-vjeçari, Agim Buci i është sulur njërit prej grabitësve, duke e kapur për beli.

Në këto momente, grabitësi e ka qëlluar me një plumb në gjoks, 47-vjeçarin duke e lënë të plagosur rëndë.

Teksa ka parë që burri po përleshe me grabitësin dhe mori një plumb në gjoks, gruaja e Agim Bucit, 43-vjeçarja Mertita, ka marrë një thikë dhe ka sulmuar agresorët.

Kjo ka bërë që ata të qëllonin në drejtim edhe të 43-vjeçares, duke e plagosur në këmbë. Ata u dërguan me urgjencë në spital, fakteqësisht 47-vjeçari nuk mundi që t’ju mbijetojë plagëve, ndërsa gruaja e tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.  

Ajo çfarë e bën më tragjike këtë ngjarje, është fakti se e gjithë skena ka ndodhur në sytë e djalit të çiftit, vetëm 6 vjeç, i cili është gjendur në dyqan në momentin që grabitësit janë futur në dyqan.

Policia ka nisur hetimet për të identifikuar autorët, ndërsa për çdo informacion është vënë edhe një shumë lekësh në dispozicion.Screenshot_1.png

NJOFTIMI I POLICISË:

Ne lidhje me ngjarjen:

Një grup i posaçëm hetimor nga Drejtoria e Policisë Tirane nen drejtimin e Specialisteve te Departamentit te Policise Kriminale po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Jane shoqeruar deri tani 13 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen.

Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranes ve ne dispozicion 500.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem.

Per cdo informacion qe   do sherbeje  per identifikimin e  autoreve te  kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299,  duke garantuar anonimatin. /55News.al/

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 09:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...