×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

PD-LSI nuk bëhen palë me betonizimin e Veliajt, braktisin Këshillin Bashkiak

E Enjte, 26 Prill 2018 12:54

Opozita e ka bllokuar në Këshillin Bashkiak të Tiranës, votimin për ndërtimin e kullave në Tiranë dhe betonizimin e Parkut Rinia. Si këshilltarët e PD dhe ata të LSI kanë dalë nga salla e mbledhjes dhe kanë deklaruar se nuk do t’i japin kurrë votat për këto qëllime të mafias së naftës dhe ndërtimit të mbështetur nga Rama dhe Veliaj.

Këshilltari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku tha para mediave se në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës marrin pjesë 6 anëtarë me mandate të falsifikuara.

Sipas tij, kjo bëhet me qëllim që të rritet numri i votave, për të kaluar vendimet që kërkojnë 2/3 dhe 3/5 e votave.

“Grupi i këshilltarëve të PD dhe LSI vazhdojmë të mbajmë një marrëdhënie të kushtëzuar me Këshillin Bashkiak të Tiranës. Kjo është e kushtëzuar nga prania në këtë këshill e 6 anëtarëve me mandate të bëra nul nga Gjykata. Silen sikur janë këshilltarëve, debatojnë dhe votojnë sikur janë të tillë. Prania e tyre vë në erë legjitimitetin e Këshillit Bashkiak. Kjo bëhet për të votuar akte të tilla kriminale, siç është projekti i sponsorizuar nga një mafie e re në Tiranë, siç është mafia e naftës, që kërkon të betonizojë parkun “Rinia”. Vendimi i dytë që është edhe më kriminal është fillimi i rrugës për shkatërrimin Teatrit Kombëtar dhe ndërtimit aty të disa kullave. Ky është një tanibalizëm kulturor. Ky vendim kërkon 3/5 të votave të këshillit bashkiak. Këto vota ata sot nuk i kanë, nuk do t’i kenë nesër, dhe asnjëherë për sa kohë do ët jenë këta persona në Këshillin bashkiak. Cdo gjë që ndodh në atë sallë është e paligjshëm dhe kompromentuar. Sot grupi që mbështet PS dhe bashkinë e Tiranës, është minorancë. Mbajnë brenda njerëz me mandate të falsifikuar për të çuar përpara projekte të sponsorizuara nga mafia. Ndaj ne jemi këtu jashtë, në mbështetje të qytetarëve, në mbështetje të kryeqytetit”, u shpreh këshilltari Çollaku.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 12:59
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...