Banorët e Orikumit në protestë, kërkojnë dëmshpërblim për banesat

E Enjte, 26 Prill 2018 13:24

Mbledhja e Këshillit të Bashkisë në Vlorë, është pezulluar nga banorët e Orikumit pasi këta të fundit kanë kërkuar dëmshpërblim për banesat e tyre të prekura nga ndërtimi i rrugës lidhëse të autostradës me rrugën Transballkanike.

Janë 28 familje të cilat nuk kanë përfituar dëmshpërblim, ndërkohë që prej 4 muajsh nuk marrin as qiratë e banesave ku janë vendosur, në pritje të dëmshpërblimit. Banorët e Orikumit dhe lagjes “Kushtrimi” kanë kërkuar edhe prezencën e kryetarit të bashkisë, Dritan Leli, i cili nuk ishte në sallë.

“Dritan Leli dhe Edi Rama na gënjyen”, shkruhej në pankartat e protestuesve.

Me protestën e banorëve janë solidarizuar edhe këshilltarët e djathtë, të cilët kanë bojkotuar mbledhjen me pretendimin se kërkesa e banorëve nuk është futur në rendin e ditës të mbledhjes së Këshillit Bashkiak.

Në sallë ka ndërhyrë edhe Policia Bashkiake për të qetësuar situatën.

Modifikuar më E Enjte, 26 Prill 2018 13:29
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...