×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Bërtisnin; Lekët, lekët”, gruaja e viktimës tregon momentet e tmerrit nga grabitja në Kamëz

E Enjte, 26 Prill 2018 20:58

Mbrëmjen e djeshme Kamza u trondit nga një vrasje e kryer në një dyqan të vogël, ku dy persona tentuan ta grabisnin. Nga kjo ngjarje mbeti viktimë pronari Agim Buci, ndërsa u plagos e shoqja, Merita.

Në një rrëfim të shkurtër për Express 44-vjeçarja thotë se gjithçka ndodhi kur bashkë me burrin ishin duke bërë mbylljet e fundit të dyqanit (inventarin), për të shkuar në shtëpinë e tyre përdhese që ndodhet ngjitur me dyqanin.

Në dyqan ndodhej djali i vogël i çiftit Buci, ndërsa Merita me bashkëshortin e saj ishin në një pjesë tjetër të dyqanit që kishte lidhje direkte me shtëpinë.

 Duhej të ishte një natë e qetë për çiftin që pasi mbyllte dyqanin i drejtoheshin shtëpisë, por u kthye në tragjedi. Dy persona te maskuar me kapuç, të veshur trashë, me xhupa jeshil dhe dorashka, hyjnë në market.

Njëri prej tyre i armatosur me një pistoletë i drejtohet arkës ku ndodhej edhe i mituri. Grabitësi i dytë, me thikë në dorë kupton se në dyqan ishin edhe burri dhe gruaja. Merita tregon se doli menjëherë sapo dëgjoi djalin të thërrasë dhe nisi të qëllojë me ç’gjeti ndaj autorit të armatosur që ndodhej tek djali i saj.

“Lekët, lekët”, tregon ajo duke rrëfyer bërtitjet për lekë që vinin nga dy djemtë e maskuar. “Çfarë lekësh doni?, i është përgjigjur ajo duke nënkuptuar se në dyqanin e tyre modest nuk mund të kishte lekë të mjaftueshme për të justifikuar edhe veprimin e dy autorëve që kishin organizuar grabitjen e armatosur.

Në këtë moment, tregon ajo , doli edhe bashkëshorti i cili ju sul autorit të armatosur për ta larguar nga djali. E gjithë përleshja ndodhi në sy të te miturit, në këmbët e tij, aty ku ra i pajetë babai i tij.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...