FEDinvest, Zana Konini: Portofoli i kredisë është rritur 25,5% dhe anëtarësia 50%

Hënë, 30 Prill 2018 18:24

FEDinvest, Konini: Portofoli i kredisë është rritur 25,5% dhe anëtarësia 50%

Paradite e së premtes (27 prill) u zhvillua në Tiranë, në hotel “Mondial”, Asambleja e Përgjithshme vjetore e FEDinvest, ku Drejtoresha ekzekutive, Zana Konini, theksoi se ky institucion ka 51 mijë anëtarë dhe portofoli i kredisë për mbështetjen e fermerëve dhe zhvillimin rural ka ardhur në rritje.

FEDinvest me një traditë të shtrirë në vite është bërë mbështetësi kryesor financiar për fermerët, thuajse në gjithë rrethet e vendit. Degët e saj ne rrethe janë me afër fermerëve,dhe kjo ka ndikuar në akordimin e kredive të studiuara dhe me efektivitet duke mbushur një boshllkët të cilën bankat e mëdha nuk e “begenisin”.

Fermerët dhe blegtorët në 1500 fshatra në vend kanë mundur të përfitojnë mikrokredi nga portofoli i konsiderueshëm i kredive të vendosur në dispozicion nga Shoqëria e Kursim Kreditit, FedInvest, i cili në fund të vitit 2017 rezultoi në rreth 3 miliardë lekë.

“Në më pak se dy vjet kemi një rritje të portofolit të kredisë me 25,5%, kemi një rritje të portofolit të depozitës me 25.8%, një rritje të anëtarësisë me 50% dhe një rritje të totalit të aseteve me 34%”,  deklaroi zonja Konini.

Ndërkaq, po aq ambicioze është edhe strategjia për vitin 2018, ku është parashikuar të zgjerohet fasha e kredisë.

Lidhur me prognozën e vitit në vazhdim, zonja Konini tha se: “Mbështetur në arritjet e vitit 2017 është hartuar edhe strategjia e biznesit për vitin 2018 që konsiston në zgjerimin e bazës së klientelës, në rritjen e numrit të depozituesve, rritjen e gamës së produkteve, rritjen e madhësisë së kredisë ose zgjerimin e fashës së kredisë pa abandonuar kreditorët e vegjël, duke shkuar drejt klientëve tanë të cilët me vite janë rritur”.

Impakti ekonomik për çdo kredi të re llogaritet në 1.4 vende pune. Gjatë vitit 2017, shuma mesatare e kredisë së dhënë nga Fedinvest ka qenë rreth 350 mijë lekë, ndërsa targetohen fermerë, sipërmarrës të vegjël dhe familjet rurale të pashërbyera financiarisht.

FED invest e ka zanafillën e tij në vitin 1992 nga një projekt pilot i Bankës Botërore për zbutjen e varfërisë. Suksesi i këtij projekti u pasua nga projekte të tjerë, të cilët shënuan faza të ndryshme transformimi institucional, duke prezantuar nevojën për një rregullim ligjor të posaçëm, siç ishte Ligji për Shoqëritë e Kursim Kreditit dhe Unionet e tyre. Gjatë vitit 2015, me mbështetjen e Bankës Botërore dhe të Bankës së Shqipërisë filloi procesi i konsolidimit të Shoqërive të Kursim Kreditit ne FED invest, i cili përfaqëson një strukturë më efiçente e me kapacitet më të madh financiar për t’i shërbyer anëtarësisë, të përbërë kryesisht nga fermerë. Banka Botërore këtë konsolidim e konsideroi një histori suksesi, ne publikimin e saj Global Financial Development, 2017/2018.

Modifikuar më Hënë, 30 Prill 2018 18:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...