“1 Maji”, minatorët në protestë: Po na nëpërkëmbin

Tuesday, 01 May 2018 12:14

Ende qeveria është e vendosur në qëndrimin e saj kriminal për të mos ua miratuar statusin një prej kategorive më të vuajtura në vend, punëtorët e nëntokës, minatorët. Prej vitesh minatorët e Shqipërisë kërkojnë që t’i jepet statusi, në mënyrë që të garantojnë më shumë mbrojtje dhe të drejta, por një gjë e tillë ende nuk u është bërë e mundur.

Ata zgjodhën 1 Majin, Ditën e Punëtorëve, për të protestuar ndaj kësaj padrejtësie që u bëhet. Minatorët thonë se  nuk u është dhënë statusi pasi është marrë një vendim politik nga ana e qeverisë.

Në manifestimin e tyre pranë “Ushtarit të panjohur”, kryetari i Sindikatave të Shqipërisë Kol Nikollaj i bëri apel qeverisë që të miratojë statusin e minatorit për punonjësit e nëntokës, si një e drejtë legjitime e kësaj shtrese të shoqërisë. Nën sloganin “ndal nëpërkëmbjes së punëtorëve”, ata kërkojnë kushte më të mira pune dhe rritje të pagave, pasi kushtet e tyre të punës lënë për të dëshiruar. /55news.al/

Modifikuar më Tuesday, 01 May 2018 12:16

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...